Në 3 muaj, janë regjistruar 8 të vrarë me motiv drogën dhe parcelat me kanabis.
Denoncimi vjen nga PD.
Sipas zëdhënëses së kësaj aprtie, duke ju referuar rastit më të fundit të vrasjes së Besnik Pudjas në Shëngjergj, Edi Rama dhe Saimir Tahiri, jo vetëm i fshehin motivet, por servirin motive të tjera për këto vrasje.
Këto janë pasojat e kanabizimit të vendit; konflikti, hasmëria, vrasjet, shprehet midis të tjerave PD.
Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa
Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e thellojnë edhe më shumë inkriminimin në kanabizimin e vendit, duke mohuar edhe pasojat më ekstreme që vijnë nga droga: vrasjet dhe ekzekutimet mafioze.
Jo vetëm i mohojnë, por i fshehin, i paraqesin si vetëvrasje, ose për motive të tjera.
Kështu bënë me vrasjen një javë më parë të 36-vjeçarit Besnik Pudja në Shëngjergj.
Në mënyrë kriminale, me urdhrin e Ramës e Tahirit për të mohuar drogën, ekzekutimi i Pudjës u paraqit si vetëvrasje.
Partia Demokratike e denoncoi menjëherë si rast, por nuk pati reagim nga Tahiri dhe Rama.
Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimin për vrasje për hesapet e drogës.
Vetë babai i viktimës e ka denoncuar në media se djali i tij është ekzekutuar.
Kjo është viktima e 8 në këto 3 muaj me motiv drogën dhe parcelat me kanabis.
Këto janë pasojat e kanabizimit të vendit; konflikti, hasmëria, vrasjet.
Shoqëria po destabilizohet, droga ka pushtuar edhe shkollat tona.
I vetmi i pa shqetësuar për këtë është Edi Rama.
Është i pa shqetësuar se nuk i interesojnë qytetarët, shkollat, fëmijët, rendi dhe siguria. I interesojnë vetëm paratë e drogës që do ti përdorë për të blerë e mbajtur pushtetin.
Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjendje, s’mund ta lejojnë këtë katastrofë.
Shqipëria pa Edi Ramën do jetë më mirë.
Familja, shkolla, rendi, e ardhmja do jene më mirë pa Edi Ramën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/