DEBATI/ Kandidati i FRESSH nxjerr zbuluar ‘rivalët’: Të hapen shtëpitë publike se...

DEBATI/ Kandidati i FRESSH nxjerr zbuluar ‘rivalët’: Të hapen shtëpitë publike se vajzat po e bëjnë fshehur atë gjënë

118
0
Shares

ati për garën e kreut të FRESSH ka pasur në qendër reagimin e të kandidatëve të lidhur me probleme shumë të mprehta, si martesat brenda të njëjtit seks, legalizimit të prostitucionit dhe drogës. Një prej kandidatëve të FRESSH Ermal Petushi që ironizon nivelin e kandidatëve rivalë duke zbardhur edhe një debat mes tyre.

Pyetja:
Jetojmë në një rajon si Ballkani, me mentalitet lindor dhe në një vend si Shqipëria, që ka akoma shumë probleme. Por ne po garojmë për kreun e FRESSH dhe unë siç e thashë në fjalim, FRESSH nuk do prodhojë administratën e ardhshme por do jetë elita politike e 20 viteve të ardhshme. Një ndër sfidat që elita e ardhshme politike do ketë, do jetë që të japë disa përgjigje që ne duhet t’i japim Europës, janë disa pyetje që ndoshta nuk kanë shumë lidhje me aktualitetin e sotëm por kanë lidhje me 20 vitet e ardhshme. Unë sot, se më pëlqejnë sfidat, ndaj ju sfidoj pikërisht në Shkodër. Jam shumë kurioz, të di mendimin e secilit nga kandidatët për tri çështje:
1. Martesat midis të njëjtit seks
2. Legalizimi i Hashashit
3. Legalizimi i Prostitucionit
Do doja një qëndrim konkret për secilën nga ato:

Eljo Hysko(a) –
Kalon mikrofonin…

Elsamed Mukaj –
Ne motrat tona i kemi kshu, të shtrenjta, dhe nuk mund të bëjmë kshu pyetjes ose të përdorim kshu termash

Marinela Rukia –
Ktu nuk jemi për të folur as për drogën as për hashashin as për prostitucionin. Ke ndonjë gjë për të rinjtë e Shkodrës?

Eljo Hysko(a) –
Kalon Mikrofonin…

Jonida Spaho –
Si Marinela unë mendoj se ktu nuk kemi ardhur për të diskutuar për gjëra, por për të folur troç… Ta bëjmë FRESSH me të mirë se të kohës së Pandit. (heshtje)

Erjo Mile –
I majtë

Shpati Kolgega –
I majtë

Marinela Rukia –
Një replikë lidhur me mendjehapursinë apo mendjengushtësinë…

Eljo Hysko(a)
Të hapen shpi publike, po jo në qarkun e Shkodrës!

Ana Abdi –
Të rinj vrasin veten për mos pagimin e faturës e energjisë…. Me sa kam vënë re unë është e nevojshme, se vajzat ktu po e bëjnë në një mënyrë të fshehtë ktë gjënë…

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY