I implikuar në trafikimin e 2.5 ton droge drejt Italisë, kapet në...

I implikuar në trafikimin e 2.5 ton droge drejt Italisë, kapet në Vlorë 24-vjeçari

168
0
Shares

Arrestohet një person në kërkim për trafik droge. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, krahas punës së pandërprerë për monitorimin dhe zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

Në kuadër të procedimit penal nr. 12 të vitit 2017, shërbimet e seksionit të narkotikëve, në bashkëpunim me strukturat e tjera mbështetëse pranë DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Adjel Caushaj., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë implikuar në ngjarjen e ndodhur më 13 janar 2017, në Ankona të Italisë, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike marijuanë prej 2 ton e 530 kg.

Burimet bëjnë të ditur se është arrestuar shtetasi Adjel Caushaj, për të cilin Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Caushaj akuzohet për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,  i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY