ARSYET/Shkolla private në Tiranë u mbyll e para nga COVID-19, prokuroria ndalon...

ARSYET/Shkolla private në Tiranë u mbyll e para nga COVID-19, prokuroria ndalon hetimet

266
0
Shares

Megjithëse policia e Tiranës referoi një material voluminoz për akuzën e “Përhapjes së panikut”, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të mos fillojë asnjë hetim për shkollën “Udha e Shkronjave” në Tiranë.

Kjo shkollë private ishte ndër të parat që vendosi të pezullojë aktivitetin mësimor, por që shumë shpejt u përball me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, duke i hequr licenca.

Vendimi për mbylljen e shkollës private u mor sapo në Shqipëri u konfirmua pacienti zero me “COVID-19”, kur ende nuk kishte dalë urdhri nga Ministria e Arsimit për pezullimin e të gjitha proceseve mësimore në publik e privat.

Por një muaj pas administrimit të materialit të policisë së Tiranës, prokuroria e Tiranës ka vendosur të mos fillojë asnjë hetim penal për shkollën private “Udha e Shkronjave”, me argumentin se ky institucion privat nuk kishte kryer asnjë shkelje penale,shkruan shqiptarja.com.

“Qëllimi i vendimit të mbylljes së shkollës, nuk ka qenë përhapja e panikut por ndërgjegjësimi i asaj mase prindërish, fëmijët e të cilëve studiojnë në këto ambiente për të shmangur në të ardhmen pasojat e padëshiruara si dhe tek e fundit dhe përgjegjësinë e tyre si institucion”, – thotë prokuroria e Tiranës në vendimin për mos fillimin e hetimeve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY