“Nicja” kërkon të dalë nga qelia për arsye shëndetësore, Gjykata merr vendimin

“Nicja” kërkon të dalë nga qelia për arsye shëndetësore, Gjykata merr vendimin

190
0
Shares

Gjyakat e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Altin Avdylit për ndryshim të masës së sigurisë.

Altin Avdyli, i njohur si “Niçja”, i cili u kap në përgjimet e BILD duke komunikuar me ish-kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako,  ka kërkuar masë më të lehtë sigurie me arsyetimin se vuan nga hipertensioni, dhe se në paraburim mund ti rrezikohet jeta për shkak të epidemisë së covid -19.

Altin Avdyli u arrestua gjatë operacionit “Vol-vo-4” nën akuzën e Trafikut të drogës në formën e gurpit të strukturuar kriminal .

Nicja dhe persona të tjerë të dosjes 339 akuzohen se kanë kryer trafik narkotikësh, përpunim e magazinim drogë në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, por edhe “Pastrim të produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

Ndër të arrestuarit e këtij operacioni ishin dy ish-deputetë të Partisë Socialiste. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko dhe ish-deputeti i Lezhës Arben Ndoka.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY