SHBA po ndihmon Shqipërinë edhe me 1.2 milion dollarë ndihmë shëndetësore në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, por edhe më shumë.
Përmes një postimi në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar raportin e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit ku konkretisht për Shqipërinë thuhet:
‘1,2 milion dollarë ndihmë shëndetësore po ndihmojnë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, dhe më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 693 milion dollarë në ndihmë totale për Shqipërinë, duke përfshirë më shumë se 51.8 milion dollarë ndihmë shëndetësore’.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/