Kina raporton rreth 1300 viktima brenda 24 orëve, akuzat e shteteve të...

Kina raporton rreth 1300 viktima brenda 24 orëve, akuzat e shteteve të tjera, reagojnë autoritetet

217
0
Shares

Numri i vdekjeve në Kinë ishte i qëndrueshëm në rreth 3300 për javë me radhë – deri sot, kur u rrit në më shumë 4600, raporton BBC.

Siç raporton BBC, qyteti Wuhan, ku filloi shpërthimi i COVID-19, ka mgritur numrin e vdekjeve të tij me 50% – saktesisht me 1.290 raste – duke ia atribuar atij raportimit të azhurnuar, si edhe llogaritjes së numrit të personave që kanë vdekur jashtë spitaleve.

Gjithashtu, janë raportuar të premten nga Kina edhe 351 raste të reja të infektuar me COVID-19.

Por Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian tha të Premten se kurre nuk ka pasur një tentative per ta fshehur numrin e vertete.

Zhao u tha gazetarëve në një konferencë ditore se rishikimi i numrit të çështjeve në Wuhan, ku epidemia u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019, ishte rezultat i një verifikimi statistikor për të siguruar saktësinë dhe se rishikimi është një praktikë e zakonshme ndërkombëtare.

Autoriteti shëndetësor Wuhan më herët të enjten rishikoi numrin e tij të vdekjeve kumulative me 50% në 3.869 për të korrigjuar atë që e quajti raportim të gabuar, vonesa dhe lëshime.

Disa, duke përfshirë Presidentin e SHBA Donald Trump, kanë vënë në dyshim hapur saktësinë e zbulimeve të Kinës në lidhje me shkallën e epidemisë në vend.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY