Vatrat e reja me koronavirus në Krujë u zbuluan nga denoncimi i...

Vatrat e reja me koronavirus në Krujë u zbuluan nga denoncimi i Bashës, qeveria i mohoi në mbledhjen e fundit

278
0
Shares

Konfirmohen edhe katër raste me koronavirus në Krujë. Mësohet se tre prej të infektuarve janë punonjëse të një fasonerie ndërsa një tjetër i infektuar është djali i njërës prej punonjëseve.

Ndërkohë mësohet se Policia bashkiake e Krujës ka mbyllur që në orët e para të mëngjesit të sotëm tregun e fruta perimeve në qytet, si një masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit deri në plotësimin e kushteve higjieno-sanitare.

Zbulimi i 4 rasteve të reja me koronavirus në një fasoneri në Krujë ka ndodhur që të hënën, por qeveria nuk i ka raportuar rastet. Ky përfundim faktohet nga zhvillimet e sotme në Krujë, të cilat u paraprinë nga një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën.

Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, ka ngritur shqetësimin e infkesionit përmes fasonerive dhe ka kërkuar mbylljen e tyre. Kjo kërkesë, e përsëritur rregullisht në publik nga Basha që prej shpërthimit të epidemisë, u refuzua nga kryeministri Rama edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare para dy ditësh.

Të njëjtat burime per BW,  konfirmojnë se Basha ka këmbëngulur duke iu referuar rasteve konkrete. Ai ka përmendur infektimin e disa personave nga punonjësja e fasonerisë në Shkodër, i bërë publik të premten e kaluar, si dhe ka folur për vatra të reja infektimi në Krujë.

Mësohet se Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndërhyrë duke u shprehur se “Nuk ka asnjë rast me COVID 19 në Krujë”. Mbyllja e fasonerive ka qenë një nga pikat e propozuara nga Basha në planin fillestar të PD për masat antiCOVID, sapo u komfirmua rasti i parë i infektuar, në 9 mars.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY