Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Revista serbe kërkon falje për artikullin për Trumpin: Dikush na mashtroi

14/10/2016
Revista serbe kërkon falje për artikullin për Trumpin: Dikush na mashtroi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Revista serbe, Nedeljnik, mbrëmë vonë e ka tërhequr artikullin e saj në të cilin thuhej se kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, ka kërkuar falje për rolin e Shteteve të Bashkuara në bombardimet e ish-Jugosllavisë në vitin 1999.
Kjo javore beogradase tha se me gjasë ishte mashtruar me publikimin e intervistës – tashmë të diskredituar – me një zyrtar të fushatës së zotit Trump, në të cilën, po ashtu, pretendohej se Trump kishte shprehur përkushtim për politikë të re për Ballkanin, nëse zgjidhet president.
 Bombardimi i NATO-s kundër Jugosllavisë e ndali liderin e atëhershëm, Sllobodan Millosheviq, dhe ka çuar në përfundim të Luftës në Kosovë.
Në këtë periudhë, president i Shteteve të Bashkuara ishte Bill Clinton, bashkëshort iHillary Clintonit, që është rivale demokrate e Donald Trumpit, në zgjedhjet presidenciale amerikane më 8 nëntor.
Nga fushata e sulmeve ajrore të NATO-s janë vrarë qindra civilë, por, po ashtu, është ndalur spastrimi etnik në Kosovë.
Nëpërmjet një deklarate, fushata e Trumpit tha se intervista ishte “gënjeshtër”. Këtë mundësi e ka pranuar edhe revista Nedeljnik, pasi ekipi i zotit Trump e ka kundërshtuar këtë artikull sensacional, i cili ishte transmetuar gjerësisht në mediat amerikane, që raportojnë për fushatën presidenciale.
“Zoti Trump asnjëherë nuk ka dhënë intervistë për javoren serbe, Nedeljnik, ashtu siç në mënyrë të falsifikuar është raportuar nga Newsweek i diskredituar, e as që një intervistë e tillë është udhëhequr on-line nëpërmjet Drejtoreshës shtetërore të Indianës”, ka thënë Jason Miller, këshilltar i lartë i Trumpit për komunikime.
“Kjo ishte një gënjeshtër dhe ne presim të marrim tërheqje formale dhe kërkim falje nga të gjithë të involvuarit”, tha zoti Miller.
Brenda disa orëve, javorja Nedeljnik, në editorialin në ballinën e saj, ka pranuar se me gjasë ishte mashtruar dhe e ka tërhequr artikullin.
Revista ka pranuar se “intervista” e supozuar ishte kryer nëpërmjet emailit, me ndërmjetësim, dhe nuk ka kaluar nëpër kontrolle, për tu siguruar në legjitimitetin e përgjigjeve nga fushata e Trumpit, për të cilat kishte besuar se i ka marrë në bazë të pyetjeve të dërguara me email.
Javorja serbe tha se i kishte dërguar pyetjet me email te një aktor serbo-amerikan, me emrin, Vlladimir Rajiq, i cili jeton në Çikago, që kishte thënë se ka ndihmuar me këshilla në fushatën Trump.
Disa javë pasi i kishte dërguar pyetjet, Marko Preleviq, kryeredaktor i javores Nedeljnik, tha se i kishte marrë përgjigjet me e-mail, që supozoheshin se ishin nga zonja Jaworowski, që është menaxhere e fushatës së Donald Trumpit në shtetin Indiana.
Suzanne Ryder Jaworowski tha mbrëmë vonë se ajo nuk ka marrë pjesë në intervistën me e-mail.
“Lidhur me artikullin për intervistën në media me politikanin serb dhe zotin Trump, nëpërmjet e-mailit tim, kjo është e tëra e falsifikuar, tha Jaworowski dhe ka shtuar se, kurrë nuk ka shërbyer si ndërmjetësuese për intervistë me zotin Trump nga askush”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.