Ministria publikon oraret e riatdhesimit, por telefonat nuk hapen dhe plot paqartësi...

Ministria publikon oraret e riatdhesimit, por telefonat nuk hapen dhe plot paqartësi të tjera

203
0
Shares

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e udhëtimeve që do të kryhen këtë javë. Sipas Ballukut në datat 18 dhe 19 prill do të jenë udhëtimet e para. Sipas njoftimit të Ministrisë së Integrimit Europian , në datën 18 do të kryhet udhëtimi Stamboll-Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërsa në datën 19, sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë.

Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurit, Parisi dhe Londra. Shtetasit të cilët dëshirojnë të kthehen, ashtu sikundër është bërë e ditur gjatë këtyre ditëve, duhet që më parë të bëjnë rezervimin e hotelit, të vendosura në dispozicion, ku do të karantinohen për 14 ditë pas mbërritjes në Shqipëri, së bashku me pagesën, dhe më pas të bëjnë rezervimin e biletës.

E gjithë kjo procedurë mund të bëhet përmes aksesimit të faqes së kompanisë Air Albania, ku duhet të ndjekin procedurat e parashikuara, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Por me qindra bashkëatdhetarë kanë shkruar poshtë njoftimit se janë të paqartë ose më mirë njoftimi është I paqartë.

Një prej tyre shkuan madje se telefonat e publikuar nuk I ngre njeri ndërkohë një tjetër thotë se sitemi I regjistrimti dhe pagesës në hotele nuk funksionon.

Një numër më I madh ka problem me iteneraret pasi janë të paqarta ndërkohë që disa prej tyre shkruajën se kanë frikë se mos ndëshkohe n nga masat për epideminë që kanë vendet përkatëse.

Fotografia e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

https://www.facebook.com/ministriaeinfrastrukturesdheenergjise/videos/626675171246124/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY