Rama: Nuk terhiqemi nga presioni i padijes qe flasin per diktature

Rama: Nuk terhiqemi nga presioni i padijes qe flasin per diktature

107
0
Shares

Kryeministri Rama tha sot se do ti permbahet masave te ashpra derisa kurba te lejoje lehtesimin e masave.

Si gjithnje, edhe per kete ceshtje, i konsideroi te paditur ata qe mendojne ndryshe prej tij.

Rama publikoi edhe grafikun e vdekjeve pwr milione banore, ku sipas llogarive te tij Shqiperia ka numer te paperfillshem vdekjesh per 1 milione banore.

Postimi i Rames:

🔴 VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri👍

🔴 Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës!

🔴 Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj – lloj fantazish jashtë këtij realiteti krejt të pazakonshëm!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY