Vdes në maternitet, foshnja e tretë në një muaj

Vdes në maternitet, foshnja e tretë në një muaj

54
0
Shares

Në më pak se një muaj, një tjetër foshnjë ka lindur e vdekur në maternitet. Policia e Durrësit ka njoftuar se një vajzë 21-vjeçe, nga Fushë-Kruja, kishte udhëtuar ditën e mërkurë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Po sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar, vajza me inicialet S. Z., ka shkuar rreth orës 18:00 në një nga spitalet e Tiranës, për të lindur.
Pas ndërhyrjes së mjekëve është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa e reja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Durrësit thotë se për këtë ngjarje është njoftuar nga Policia e Tiranës një ditë më pas, të enjten rreth orës 17:30.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë njoftim për këtë ngjarje. Vlen të kujtojmë se një nënë bashkë me fëmijën e saj të porsalindur vdiqën rreth një muaj më parë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa në Pogradec një foshnjë vdiq vetëm dy pas lindjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY