Gjendet e vdekur në banesë gazetarja në Prishtinë, motra e këngëtarit të...

Gjendet e vdekur në banesë gazetarja në Prishtinë, motra e këngëtarit të njohur

241
0
Shares

Është gjetur e vdekur në banesë gazetarja dhe kompozitorja e njohu në Kosovë Violeta Rexhepagiq. Prej vitesh ajo ishte pjesë e RTK, kanali televiziv shtetëror i Kosovës.

Ndërkohë, janë të paqarta shkaqet e vdekjes së 44 vjeçares. “Sot rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën grua, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, njoftoi policia.

Vileta ishte motra e këngëtarit dhe kompozitorit të njohur Armend Rexhepagiq.

Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me prezantimet e saj në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY