Përplasjet në Parlament/Gjuzi-Ruçit: S’jam i dashuri yt, kryeparlamentari: Pusho se do të...

Përplasjet në Parlament/Gjuzi-Ruçit: S’jam i dashuri yt, kryeparlamentari: Pusho se do të nxjerr nga salla

200
0
Shares

Parlamenti ka nisur me debate dhe përplasje për shkak të procedurës së ndjekur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Deputeti Kujtim Gjuzi akuzoi kryeministrin Rama se po shkel kushtetutën, ndërsa nga kryetari i Kuvendit i kërkoi që ti rrisë minutazhin e diskutimeve.

Fillimisht deputeti Kujtim Gjuzi, me të marrë fjalë nisi të shprehej kundër akteve normative të Qeverisë, duke e barazuar situatën me një sistem totalitar. Ruci i ka kerkuar Gjuzit te mos flase jashte procedures.

Ruci ka nderhyre pas tij, duke iu drejtuar me percaktim i dashur deputet, por kaq ka mjaftuar te replikoje serish Gjuzi.

Gramoz Ruçi: I dashur deputet mesa duket edhe ju flisni po…

Kujtim Gjuzi: Të lutem përdor etikë, nuk jam i dashuri yt…dakord!

Ruçi: Ma kërkon etika dhe njerzillëku, se mirë e ke që ndoshta nuk e meriton të jesh i dashuri im. Nuk ke të drejtë të thuash që aktet normative janë në kundështim me kushtetutën, janë brenda të drejtës kushtetuese të qeverisë. E dyta, nuk ke të drejtë të anatemosh vakancën e detyruar nga situata e gjendjes së jashtëzakonshme të parlamentit. Duhet të punosh më shumë që të kuptosh se cfarë kanë bërë parlamentet e vendet e tjera.

(Kujtim Gjuzi flet pa mikrofon)

Ruçi: Mos spekullo dhe mos fol nga vendi se dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme do të nxjerr nga salla, dakord jemi!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY