Thyen izolimin, policia greke gjobit 12 punëtorë shqiptarë

Thyen izolimin, policia greke gjobit 12 punëtorë shqiptarë

209
0
Shares

12 emigrantë shqiptarë janë gjobitur nga policia greke me 300 euro pasi po tentonin të ktheheshin në Shqipëri duke thyer karantinën.

Shqiptarët ishin duke udhëtuar si pasagjer në një autobus i cili u ndalua në zonën KTEL Kifissos gjatë kontrollit të policisë. Policia urdhëroi autobusin të kthehej bosh, ndërsa emigrantët u kthyen mbrapsht.

Të dymbëdhjettë u gjobitën me nga 300 euro në Stacionin Qendror të Autobusëve të Athinës, KTEL Kifissos, siç treguan dhe pamjet e publikuara.

Policia greke (ELAS) njoftoi se i gjobiti në stacion, në kontekstin e masave që janë marrë për të kufizuar udhëtimet e panevojshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të gjithë udhëtonin pa lejen e nevojshme për të shkuar në Igumenicë dhe prej andej për Shqipëri. Ata vetë pretenduan në Polici se ishin punëtorë në Mikonos dhe se donin të ktheheshin në Shqipëri, ku jetonin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY