Shqipëria dhe Serbia në gjyq, Rama s’thotë një fjalë

Shqipëria dhe Serbia në gjyq, Rama s’thotë një fjalë

43
0
Shares

Ndërsa Kryeministri Rama vijon vizitën e tij në Serbi prej dy ditësh, Shqipëria është futur në një proces gjyqësor administrativ me Serbinë.

Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë ka hapur një çështje kundër Serbisë me kërkesë të ministrit Damian Gjiknuri pasi Shqipëria dhe Kosova nuk mund të përdorin dot linjë e interkonjeksionit të përfunduar në qershor të këtij viti për shkak të bllokimit që i ka bërë Serbia.

Beogradi nuk lejon që përfitimet nga transmetimi i energjisë në këtë linjë të shkojë për Kosovën, kur gjysma e saj është ndërtuar me paratë e shtetit kosovar dhe shqiptar.

Pas shqetësimit të shprehur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë doli me vendim për hapjen e një çështjeje kundër Republikës së Serbisë për mospërmbushjen e kërkesave të Traktatit të Komunitetit të Energjisë duke i lënë 31 Dhjetorin 2016 si afat për të zgjidhur situatën. Në këtë çështje, Serbia mbeti e vetme pasi kishte kundër edhe Ukrainën, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi, transmetoi vizioni.

Që të bëhet i mundur operimi i kësaj linje duhet që sistemi i transmetimit të Kosovës të njihet nga rrjeti evropian i transmetimit. Kjo kërkon që në praktikë të bëhet ndarja e sistemit të transmetimit të Kosovës nga ai i Serbisë, çka është pjesë e bisedimeve të dialogut Prishtinë – Beograd.

Në vendimin e marrë Komuniteti i Energjisë thotë se “Republika e Serbisë duhet të marrë të gjitha masat e duhura për të ndrequr shkeljen e identifikuar në artikullin 1 dhe të sigurojë pajtueshmërinë me ligjin e Komunitetit të Energjisë deri në dhjetor 2016. Republika e Serbisë duhet t’i raportojnë rregullisht Sekretariatit dhe Grupit të Përhershëm të Nivelit të Lartë në lidhje me masat e marra”.

Linja e interkonjeksionit ka kushtuar 42 milion euro dhe u financua me anë të një kredie të butë të dhënë nga banka gjermane KFË dhe do të paguhet në vite nga Kosova dhe Shqipëria.

Kryeministri Rama ka mbajtur takime në Beograd dhe më pas në Nish me homologun e tij serb Vucic, por në asnjë prej deklaratave zyrtare nuk është folur lidhur me këtë cështje të rëndësishme të ekonomisë shqiptare që mbahet peng nga Beogradi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY