KËSHILLI I SIGURISË/ Ky ishte qëndrimi i krerëve të shtetit për vitin...

KËSHILLI I SIGURISË/ Ky ishte qëndrimi i krerëve të shtetit për vitin shkollor

129
0
Shares

Në një intervistë në emisionin “Byro Politike” ne abcnews me gazetaren Juli Xhokaxhi, Presidenti i Republikës Ilir Meta theksoi se një nga qëndrimet që u mbajt ishte që të mos humbiste viti shkollor.

“Kemi ndarë të gjithë vlerësimet se ky vit shkollor duhet patjetër të përmbyllet dhe për këtë arsye kemi shkëmbyer mendime dhe do të shkëmbejnë, në mënyrë që të gjithë studentët të mos e humbasin këtë vit.

Gjatë intervistës në emisionin “Byro Politike” Presidenti Meta foli edhe për paketat financiare, ndërsa i konsideroi ato paketa të një situate krize dhe se është e rëndësishme efektiviteti i tyre.

“Aktet janë shumë pozitive dhe shumë më pozitive është edhe zbatimi i tyre në mënyrë të drejtë. Kemi shkëmbyer mendimet tona dhe jam i bindur se do të bëhen përpjekje që të lehtësohen kostot e krizës.

Qëllimi i vetëm është garantimi i një solidariteti që më pas të rimarrim vetën në kushtet e një normaliteti të plotë, gjë e cila varet nga respektimi menaxhimeve që na takojnë”, tha Meta.

Presidenti Meta tha më tej se shumë shpejt do të ketë një strategji të qartë për t’ju rikthyer normalitet dhe për këtë është e rëndësishme të menaxhohet disiplinimi i pandemisë, gjithashtu më rëndësi është edhe rritja e testimeve.

“Merkel ka shpallur disa masa lehtësuese në bazë të kufizimeve të caktuara, por kjo do të varet nga menaxhimi i pandemisë. Respektimi i çdo kufizimi është në interesin e të gjithëve”, deklaroi Presidenti.

Shqipëria për fat të keq nuk ka vetëm goditjen e COVID-19, por edhe të tërmetit ku shumë familje u dëmtuan?  Çfarë do të ndodhë në aspektin ekonomik për ta?

Meta: Ekonomia është ngadalësuar, goditja nga tërmeti është ndjerë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, por puna po vazhdon pavarësisht nga situata e re e paparashikuar e pandemisë. E rëndësishme është që angazhimet e vetë qeverisë po vazhdojnë edhe pse duket sikur ka dalë në plan të dytë. Ekonomia padyshim ka pasur dhe po pëson goditje, por në këto kushte shëndeti është kryesori.

Duhet të mbrojmë dhe sigurojmë shëndetin e qytetarëve dhe padyshim shëndetin e ekonomisë tonë. Ndaj duhet të kemi në konsideratë që menaxhimi i mirë i pandemisë na pakëson dëmin e ekonomisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY