VETEM 6 NDESHJE/Pse po mbyllet stadiumi “Loro Boriçi”?

VETEM 6 NDESHJE/Pse po mbyllet stadiumi “Loro Boriçi”?

136
0
Shares

Stadiumi “Loro Boriçi” pritet të mbyllet për ndeshje të reja për disa kohë duke vënë në pikëpyetje disa prej ndeshjeve të rëndësishme që do të luanin disa skuadra atje përfshirë klëtu edhe skuadrën e qytetit të Shkodrës, Vllazninë.

Vetëm 45 ditë pas inaugurimit dhe 6 ndeshjeve të luajtura, investimi gjigant nuk i ka përballuar dot.

Federata Shqiptare e Futbollit eshte detyruar te beje nje ndërhyrje ne tapetin e stadiumin per ta kthyer ne parametrat optimale. Nuk behet fjale per shtrimin e nje tapeti te ri, por per rikuperimin e atij aktual, thonë burimet nga federata.

Tapeti i ri u shtrua vetëm në janar. Specialistët e kompanisë ndërtuese tani mendojnë se duhet kombinuar një teknikë tjetër e shtrimit qoftë edhe më mbjellje bari.

Deri tani në këtë stadium janë luajtur 6 ndeshje, 3 të kombëtares shqiptares, një të kombëtares së kosovës dhe një të Vllaznisë.

Ende nuk dihet nëse stadiumi “Loro Boriçi” te jete gati per ndeshjen e radhës se kombëtares ndaj Izraelit ne 12 nëntor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY