A e ka Shqiperia imunitetin e tufes te ulet, pergjigjet ekspertja Silva...

A e ka Shqiperia imunitetin e tufes te ulet, pergjigjet ekspertja Silva Bino

169
0
Shares

Silva Bino shefe e epidemiologjisë së ISHP-së në një intervistë për me gazetarin Endri Xhafo ne Abc news ka folur për situatën e koronavirusit në vend si dhe disa prej gjetjeve me te qenesishme te eksperteve shqiptare.

Pjese nga intervista:

Xhafo : Nuk dimë në vlerë përqindjen personat e prekur?

Bino: Ky është proces që ka një muaj, ne i riverifikojmë të gjitha të dhënat. Është një proces që kryhet brenda 24 orëve. Nën moshën 50-vjeç vdekshmëria shkon në 2%, në grupet e tjera është shumë më e lartë.

Xhafo: Mosha mesatare e viktimave?

Bino: Mosha mesatare e vdekshmërisë është 65-vjeç, por përqindja më madhe e tyre është mbi 70-vjeç.

Xhafo: A e kemi kaluar pikun dhe nëse po, kur e patëm dhe a patëm ndonjëherë?

Bino: Sigurisht që patëm, kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiolog të gjitha formave të rënda. Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm.

Nuk ka qarkulluar dhe nuk kishim gjasa që ta masnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet dhe në fund të janarit kemi pasur testet.

Xhafo: OBSH e ka përcaktuar në datën 27 se çfarë është COVID-19, çfarë nxirrnin analizat tuaja?

Bino: Ne identifikonim rastet, nuk nxirrnim analizat. E rëndësishme dhe ajo çfarë është kryer pas pandemisë, me rëndësi  është mbikëqyrja e sëmundjes së rëndë respiratore- akute. Mund të themi që nga janari nuk kemi pasur raste me sëmundje të rëndë respiratore – akute.

Pavarësisht se shenjat e para ngjajnë, koronavirusi, ka tashmë, disa shenja të tjera që janë karakteristike për të, që kanë të bëjnë me shijen dhe nuhatjen. Do të bëhen studime më të thelluara, për të pasur më shumë detaje.

Xhafo: A po përgatiteni të zhvilloni testin e imunoglobulinës?

Bino: Për të parë nëse kemi të bëjmë me sëmundje infektive, ne identifikojmë virusin, izolohet në kultura qelizore. Nuk kemi laborator të biosigurisë 3 dhe 4 që të bëjmë izolimin e virusit. Por, kemi laborator për infeksionet respiratore, për izolimin e gripit.  Zbulimi i virusit ndodh ditët e para të sëmundjes.

Organizmi lufton me fakocitet dhe qelizat e zgjuara, kemi imunitet qelizor dhe imunit që prodhon kundër trupa, pas ditës së pestë të sëmundjes.

Sot nuk kemi teste specifike për Covid-19, kemi teste emergjente, por në një prononcim të Akademisë Amerikane të Shkencave, thuhet që këto teste duhet ti vlerësojmë, dhe këtë po bëjmë edhe ne, për të parë se si këto teste shkojnë më diagnozën molekulare.

Kalimi i infeksionit nuk e bën personin imun. Akoma nuk kemi teste të përcaktuara. Në shumë sëmundje virale për të vënë diagnozën ndërtohet kombinimi i testeve diagnostike. Nuk është pasaportë imuniteti, duhet në fillim të vlerësohen dhe më pas do të shikohet personeli ka kaluar infeksion apo jo.

Xhafo: Shkodra sot ka 71 raste, çfarë ndodhi? Përse doli situata jashtë kontrollit?

Bino: Shkodra ka bërë shumë tepër teste se rrethe e tjera. Masat e distancimit social nuk janë zbatuar. 60% e rasteve të cilat janë testuar në Shkodër janë asimptomatik. Kjo është bërë në bazë të gjurmimit dhe testimit. Në fillim testohen persona të cilat kanë shenja, pasi kjo nuk është një sëmundje që e bëra testin dhe nuk kam gjë. Duhet kuptuar që duhet të jesh në kontroll dhe duhen marrë disa masa të distancimit social. Kjo nuk është pandemia më e keqe që ne presim.

Më tej Bino tha se përparësi marrin persona që mund të jenë me sëmundje të rënda dhe persona që kanë mundësi apo kontakte me persona të prekur nga COVID.

Xhafo: A arrini të bëni hetimin e duhur për të kapur të gjitha rastet?

Bino: Zgjerohemi në brezin e parë të dytë dhe të tretë, gjithashtu edhe në llojin e sëmundjes që ata paraqesin.

Xhafo: Metodogjia që përdorni për të përcaktuar nëse një person që ndërron jetë është viktimë e COVID-19?

Bino: Me vdekshmërinë merret një grup ekspertësh i përcaktuar, të cilët përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes.

Xhafo: A prisni të zhduket epidemia apo mund të rikthehet në vjeshtë?

Bino: Virusi ka mendjen tij, në mundohemi të kuptojmë sa më shumë në lidhje me virusin dhe sjelljen e tij tek njerëzit. Kemi projeksione matematike dhe shkojmë sipas modelit që është përgatitur. Kur sëmundja ka vdekshmëri të lartë ka gjasa të zhduket më herët, por kur nuk ka një vdekshmëri të lartë nuk ka gjasa që të zhduket shpejt.

Kjo është një sëmundje që ka thyer të gjitha barrierat. Kemi bërë gjurmimin e thelluar epidemiologjik, kemi eksploruar përtej masave. Virusi mund të qarkullojë në mënyrë më të ulët gjatë verës, por gjithnjë duhen respektuar masat e distancimit social.

Xhafo: Si do ti bëjmë ballë virusit nëse imunitetin e tufës e kemi shumë të ulët?

Bino: Do të shohim se si do të sillet virusi gjatë kësaj kohe. Do të përpiqemi të ruajmë sjelljen. Asimptomatikët krijojnë imunitet në popullatë, besoj do të dalin teste për të parë edhe imunitetin e popullatës, por duhet të tregohemi të kujdesshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY