Nderron jete 82 vjecari nga Shkodra me covid 19. Ministria nuk e...

Nderron jete 82 vjecari nga Shkodra me covid 19. Ministria nuk e llogarit

80
0
Shares

Një 82 vjeçar nga Shkodra nderroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjatë ditës së sotme, ndersa ishte i infektuar me koronavirus.

I moshuari ishte sjellë nga Shkodra para dy ditesh dhe rezultonte pozitiv me koronavirus. 82 vjeçari nuk është futur në listën e personave që kanë vdekur nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë shpjegon se ai ka vdekur nga tromboembolia pulmonare, tromboza e venës porta, trombozës së venës renale dhe absesi subdiafragmal.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka viktimë tjetër si pasojë e COVID19

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 82-vjeçar me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:
Pacienti që ka ndërruar jetë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” 82-vjeç nga Shkodra, ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal.

I moshuari është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19.

Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare.
Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY