5 të prekur: Petrela e Tiranës shtohet si vatër e re me...

5 të prekur: Petrela e Tiranës shtohet si vatër e re me koronavirus

124
0
Shares

Tirana është qarku më i madh në vend, që deri më tani ka numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Burime për Abc News bëjnë me dije se mes 11 rasteve të reja të konfirmuar me koronavirus në kryeqytet është një vatër e re në Petrelë me pesë raste. 5 personat janë pjestarë të një familjeje.

Po të njëjtat burime thonë se përveç personave të kontaktit të rasteve të prekura, janë testuar edhe punonjës të uniformave blu, ndërkohë harta e personave të infektuar është shtrirë në 5 qytete, mes të cilëve në Tiranë, që ka numrin më të lartë me 11 raste të reja të konfirmuar, ku është zbuluar dhe një vatër e re në Petrelë.

Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar në Tiranë është 237 persona, ndërsa në total në të gjithë vendin 494, mes të cilëve 25 kanë humbur jetën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY