“Po fshihet realiteti”, Spahia: Tamponët e marrë në Shkodër dje nuk janë...

“Po fshihet realiteti”, Spahia: Tamponët e marrë në Shkodër dje nuk janë analizuar

117
0
Shares

Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar së fundmi ne rrjetet sociale, duke u ndalur tek Shkodra, e cila diteve te fundit eshte kthyer ne epiqendren e rasteve me COVID-19.

Ish-deputeti ka bere nje denoncim te forte, duke zbuluar se nga ky qytet jane marre 54 monstra testimi dhe nuk eshte analizuar asnjera. Sipas tij, kjo ndodh pasi qeverise nuk i pelqejne shifrat ne rritje, duke cenuar rende jeten e qytetareve.

POSTIMI I ISH-DEPUTETIT

PSE NUK ANALIZOHEN TAMPONET E SHKODRES ?

Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, I përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, posacërisht të shkodranëve, duke e shndërruar këtë sfidë me COVID-19 në një betejë të sëmurë personale për manipulim shifrash. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71.

Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra! Kjo për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin. A ka më monstruoze se kjo? Si mund të lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, sic po ndodh edhe me fqinjët tanë? Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet? Filozofia e fasadës që ka përdorur prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, rrezikon jetë në këtë situatë! Është papërgjegjshmëri kriminale!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY