Vdes një tjetër pacient te Infektivi, shkon në 25 numri i viktimave

Vdes një tjetër pacient te Infektivi, shkon në 25 numri i viktimave

65
0
Shares

Një 90-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e koronavirusit, por që vuante edhe nga sëmundje të tjera, duke e cuar në 25 numrin e viktimave.

Në një dalje për mediat, task forca e ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 252 persona, nga të cilët 19 kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa në total numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 494.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Pavarësisht perpjekjeve te stafeve mjekesore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje”- njoftoi zevendeministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli, ne deklaraten e sotme per mediat.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/152408352865302/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY