FMN pritet të rrëzojë rritjen e pagave nga qeveria

FMN pritet të rrëzojë rritjen e pagave nga qeveria

43
0
Shares

Pas rezistencës së FMN është e mundur që të rrëzohet plani i qeverisë për të rritur pagat në të gjithë sistemin me 10% ndërkohë që pagat e ulëta do të rriteshin me 36%.

Qeveria kishte menduar që të shtonte zërin e pagave në buxhet me 10 miliardë lekë ose afërsisht 100 milionë dollarë të cilat do të merreshin borxh duke rritur kështu deficitin.

Por FMN ka qenë kundër për dy arsye , së pari se shtimi i këtij shpenzimi në buxhet shmang objektivat e uljes së borxhit të cilat janë të përfshirë në marrëveshje dhe së dyti në opinionin e FMN rritja e eficencës në administratë nuk realizohet përmes rritjes së rrogave të vogla por rritjes së rrogave të mesme.

Një mision tjetër ekspertësh nga FMN do të mbërrijë në 17 tetor në Tiranë për të diskutuar rreth këtyre cështjeve si edhe për rritjen e pensioneve.

Rritja e pensioneve në fakt është indeksim ndaj inflacionit ndërkohë që është parashikuar një shpërblim prej 3 milionë lekësh për këtë kategori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY