GRAFIKU/ Shqipëria, me numrin më të vogël të testeve për banorë

GRAFIKU/ Shqipëria, me numrin më të vogël të testeve për banorë

95
0
Shares

Shumë shtete fillimisht ndoqën strategji të ndryshme për të luftuar koronavirusin, por që takoheshin në një pikë: testim i të gjithë personave me simptoma. Dr. Fineberg në një editorial për The Neë England Journal of Medicine në dt.2 Prill 2020, me titull “10 weeks to crush the curve”, përshkruan 6 hapa të rëndësishme, ku midis tyre hapi i dytë ishte: bëj të disponueshëm miliona teste, se cdo vendim për menaxhimin e rastit varet nga vlerësimi mjeksor i shëndoshë dhe rezultat i testeve të diagnostikimit.

Pa teste diagnostikimi, ne nuk mund të ndjekim qëllimin e epidemisë (“ Every decision about managing cases depends on sound medical evaluation and the results of diagnostic tests. Ëithout diagnostic tests, ëe cannot trace the scope of the outbreak” ). Po ne si e kemi situatën me testimin? Nisur nga shifrat zyrtare, Shqipëria është e fundit jo vetëm krahasuar me Gjermaninë dhe Italinë, por edhe në rajon për testime për banorë ( 1 test për 688 banorë, grafiku Nr.1).

Fotografia e Gazment Koduzi

Një tjetër tregues i pamjaftueshmërisë së testimit, është edhe numri i rasteve të reja të kapura. Kurba e rasteve të reja (incidence) që përcakton edhe ecurinë e epidemisë, pra nëse kemi kapur majën apo jemi në zbritje, është shumë e cuditshme në Shqipëri ( grafiku nr.2).

Fotografia e Gazment Koduzi

Mungesa e testimeve për të gjithë personat me simptoma, tregohet edhe në përqindjen e lartë të personave të shtruar në spital (22%) kur mesatarja botërore nuk e kalon 5%, cfarë tregon që ne testojmë vetëm rastet me kuadër klinik të qartë me covid-19 dhe janë në faza të përparuara ( si rasti i futbollistit Riza). Prej tashmë 3 javësh së bashku me kolegët e departamentit të shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, nisur edhe nga udhëzimet e OBSH apo eksperiencat e mira botërore, kemi sugjeruar rishikimin e strategjisë së përballjes me covid-19 si një sëmundje dhe jo si armik. Izolimi shërbeu për të zbutur rritjen e rasteve të reja dhe mënjanimin e ngarkesës të sistemit shëndetësor, por rritja e testimeve duhet kryer për të patur më të qartë situatën në vend dhe gjetur rrugët e kthimit në normalitet.

Mungesa e kryerjes së testimeve ndaj të gjithë personave simptomatikë, mund të cojë deri në rrezikim e jetës së tyre. Studimet e fundit tregojnë që vështirësia në frymëmarrje nuk është vetëm nga pneumonia, por edhe nga “sulmi” që i kryen virusi hemoglobinës, duke ulur nivelin e saj ne gjak. Sot është dita që Kryeministri mos të fshihet pas justifikimeve, fillimisht pas OBSH dhe tashmë pas Komitetit Teknik, por të dëgjojë zërin e ekspertëve, t’ju japë në dorë mjetet që u duhen për ta përballuar këtë situatë me sukses dhe me sa më pak jetë të humbura. Virusi mundet me masa të zgjuara, jo me blinda , drone dhe propagandë.

Gazmend Koduzi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY