“Do jem nesër në Këshillin e Sigurimit”, Basha: Nuk përfshihem në retorikë...

“Do jem nesër në Këshillin e Sigurimit”, Basha: Nuk përfshihem në retorikë politike

96
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se “Do të marr pjesë nesër në Këshillin e Sigurimit”, sonte ne nje interviste ne ora news ne emisionin Tempora te Sonila Mecos. Ne vijim Basha tha se nuk përfshihet në retorikë politike Kryeministri të mos harxhojë kohë të sulmojë opozitën.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Çfarë përgjigje keni për ftesën e Ramës për bashkëpunim?

Lulzim Basha: Përgjigjja ime për çdo qytetar është që nuk do të angazhohem në retorikë politike. Nuk është vendi, nuk është koha. Ka dy gjëra: Të ndajmë retorikën politike nga gjërat praktike që mund të bëjmë. Sa i përket retorikës politike, atë që kam bërë prej 5 javësh do të vazhdoj ta bëj derisa shqiptarët dhe Shqipëria të çlirohen nga kjo e keqe. Nuk do të angazhohem në retorikë politike dhe me shumë mirësjellje, në mënyrë të vazhdueshme, i kam kërkuar kryeministrit të njëjtën gjë. Për fat të keq, ndonëse fjalët e mbrëmshme ishin shpresëdhënëse, por po të shikoni kryeministri vazhdon të harxhojë shumë kohë të sulmojë pikërisht ekspertët që ka ftuar mbrëmë. Megjithatë dua të them që ekspertët e Partisë Demokratike kanë qenë dhe janë gati për të ofruar ekspertizën e tyre në çdo moment në shërbim të qytetarëve. Në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë, në çdo fushë propozimet tona kanë qenë konkrete, kanë qenë publike pavarësisht se janë sulmuar dhe pastaj janë adoptuar, ne megjithatë kemi vazhduar punën tonë pa u shkurajuar dhe do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë në shërbim të qytetarëve, sepse në këtë betejë, nëse mund ta quaj kështu, kemi një dhe vetëm një prioritet jetën, shëndetin dhe mirëqënien e qytetarëve. Ndaj, edhe ftesa ime ndaj kryeministrit është që të gjithë vëmendjen dhe energjinë e tij ta fokusojë tëk puna jashtëzakonisht e rëndësishmë që ka për të mbrojtur shëndetin, jetën dhe ekonominë e shqiptarëve dhe këtu opozita do të vazhdojë të jetë konstruktive, propozuese dhe të ofrojë pa asnjë kufizim të gjithë ekspertizën siç ka ofruar deri më sot. Natyrisht do të ndihmonte, nëse propozimet që ekspertët tanë apo ne si opozitë kemi parashtruar do të shqyrtoheshin me seriozitet siç edhe më është premtuar në rastin e vetëm të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare para tre javësh. Meqë ra fjala presidenti I Republikës sot më ka njoftuar se ka për qëllim të thërrasë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ditën e nesërme dhe i kam konfirmuar gadishmërinë, i kam treguar edhe njëherë konstruktivitetin tim

Pyetje: Do të jetë edhe kryeministri?

Lulzim Basha: Po, e ka për detyrë të jetë kryeministri pjesë e saj , por presidenti për herë të dytë po fton edhe kryetarin e opozitës. Pra, ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ekspertizën tonë pikërisht në funksion të daljes nga kjo situatë më sa më pak dhimbje.

Basha: Të dyja paketat e qeverisë janë gjysmake. Fatura nuk kalon as 100 milionë euro, kur vetem pameta e parë e Kosovës është 170 milionë euro.

Për fat të keq të dyja paketat mbeten gjysmake. Po t’i marrim të dyja së bashku, në të dyja paketat nuk kalojmë në nivel total duke përfshirë edhe faturën sociale dhe gjithçka tjetër, nuk kalon afro 100 milionë euro, ndërkohë që Kosova vetëm në paketën e parë ka dhënë 170 milionë euro. Tani besoj se krahasimi është i qartë. Është e rëndësishme të shpjegohet se përse ne kemi kërkuar që të mos vonohet me këtë paketë. Tani këto po jepen si shpërblim për papunësinë për njëerëzit që kanë humbur vendet e punës. Pse? Sepse biznesi ka mbyllur dyert dhe është në gjendje koma, të mos themi falimentim se është fjalë e rëndë. Atëherë pse duhet të prisnim ne derisa këta njerëz të nxirreshin nga puna për t’u dhënë pagesë papunësie? Pse të mos stimulonim drejtpërdrejtë që para 2 javësh, që para 3 javësh, që para 4 javësh, kur propozuam biznesin, duke u dhënë mumdësinë që të vazhdonte të kishte likuiditet, të kishte para për të vazhduar për të paguar të puënsuarit.

Pyetje: Si?

Lulzim Basha: Duke ndërhyrë do të arrinim dy qëllime,
Së pari do të mbanim në këmbë aktivitetin ekonomik, punëdhësnësit, qoftë ky i vogël, vetëpunësim apo punësim familjar, qoftë ky i mesëm apo i madh, shërbime apo prodhime.

Pyetje-Si, z.Basha?

Lulzim Basha-Duke dhënë injeksionet që ne propozuam që me 11 mars.

Pyetje: Pyetja që sot shtrohet a i kishim paratë, i kishte Shqipëria këto para që këto kompensime të ndodhin edhe tre-katër javë më parë?

Lulzim Basha-Sigurisht që i kishim dhe akoma i ka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY