SHBA, nis tregtia e testeve te gjakut per te infektuarit me Covid...

SHBA, nis tregtia e testeve te gjakut per te infektuarit me Covid 19

94
0
Shares

Testet e gjakut për ata që e kanë kaluar koronavirusin mund të luajnë një rol të rëndësishëm në marrjen e vendimit nëse miliona amerikanë mund të kthehen të sigurtë në punë dhe shkolla, transmeton Zeri i Amerikes.

Por zyrtarët e shëndetit publik paralajmërojnë se testet nuk janë të çertifikuara nga agjencitë që përcaktojnë efektshmërinë e analizave të tilla, dhe mund të krijojnë paqartësi në rrugën drejt mëkëmbjes. Sipas agjencive rregullatore amerikane, më shumë se 70 kompani janë regjistruar për të shitur të ashtuquajturat teste të antitrupave javët e fundit.

ARCpoint Labs po kryen testet e blera, nga një kompani me seli në Gjermani dhe Kinë, për rreth një javë e gjysmë. Laboratori thotë se ka pasur rreth 300 testime deri tani dhe të gjitha kanë dalë negative.

Alan Wedal, pronar i ARCpoint Labs, thotë se kjo nuk është e papritur. “Është një pjesë shumë e vogël e popullsisë amerikane që po ekspozohet dhe po preket nga koronavirusi.” Ai thotë se kompania që bën testet ka një shkallë saktësie prej 97 për qindësh. Qeveritë në mbarë botën shpresojnë që testimet e shpejta, të cilat zakonisht përdorin një apo dy pika gjaku në një epruvetë, së shpejti mund të lehtësojnë kufizimet publike duke identifikuar njerëzit që kanë pasur më parë virusin dhe kanë zhvilluar imunitet ndaj tij.

Por mbeten pyetjet të rëndësishme:Sa të sakta janë testet, sa mbrojtje është e nevojshme dhe sa do të zgjasë ajo mbrojtje.

Testet e gjakut janë të ndryshme nga testet, të cilat aktualisht përdoren për të diagnostikuar infeksione aktive COVID-19. Testet e gjakut kërkojnë proteina të gjakut të quajtur antitrupa, të cilat trupi i prodhon ditë ose javë pas luftimit të një infeksioni. E njëjta qasje përdoret për HIV, hepatitin, dhe shumë sëmundje të tjera.

Për shkak të thjeshtësisë relative të teknologjisë, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve vendosi të hiqte dorë nga rishikimi fillestar i testeve, si pjesë e përgjigjes së saj urgjente ndaj shpërthimit të koronavirusit.

“Di që në këtë krizë, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve nuk po kërkon një shqyrtim zyrtar të testit të kompanive si zakonisht. Dhe kjo është ndryshe nga ajo që shohim me teste të tjera në kohë të zakonshme. Kështu që mendoj që kushdo që po testohet duhet të sigurohet ta kuptojnë që testi që po kryhen është cilësor. Dr Robin Patel, presidente për Shoqatën Amerikane për Mikrobiologjinë, këshillon që njerëzit të testohen përmes ofruesve të tyre të kujdesit shëndetësor për të qenë të sigurt se po marrin një test cilësor.

Shteti i Nju Jorkut ka zgjeruar numrin e atyre që kanë të drejtë të bëjnë teste antitrupash me personat që janë shëruar nga koronavirusi. Urdhëri ekzekutiv i guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, vjen në një kohë kur nivelimi i kurbës së infektimeve me Covid-19 në këtë shtet ka bërë që të shtohen thirrje për rihapjen e ekonomisë.

Një urdhër ekzekutiv i shtetit të Nju Jorkut do të lejojë zgjerimin e numrit të njerëzve të shëruar nga Covid-19 që kanë të drejtë të bëjnë teste antitrupash, tha guvernatori Andrew Cuomo.

Ne kemi rregulla të shtetit mbi atë se kush mund të bëjë teste antitrupash. Testi i antitrupave tregon nëse personi i infektuar që është shëruar nga virusi ka një imunitet të fortë. Është e rëndësishme që ne të zgjerojmë këtë lloj testi. Dhe ky urdhër ekzekutiv do ta bëjë këtë”, tha guvernatori Cuomo.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i vendit për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara dhe ekspertë të tjerë të shëndetit publik thonë se zgjerimi i testimeve do të jetë thelbësor për përpjekjet për rihapjen e ekonomisë, përfshirë testet e antitrupave për të zbuluar se kush ka pasur tashmë këtë sëmundje dhe mund të jetë i sigurt për t’u rikthyer në punë.

Ne duam të rihapim bizneset sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, ne duhet të jemi të mençur rreth mënyrës se si duhet ta bëjmë këtë. Pra, duhet të kemi një koordinim rajonal të mirë dhe një qasje të sigurt. Askush nuk dëshiron të zgjedhë mes strategjisë së shëndetit publik dhe një strategjie ekonomike. Dhe unë si guvernator i shtetit nuk do të zgjedh njërën strategji në kurriz të tjetrës”, tha Andrew Cuomo, guvernator i shtetit të Nju Jorkut.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të viktimave të raportuara të koronavirusit në botë. Nju Jorku është shteti më i prekur nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara si për nga numri it të prekurve ashtu edhe nga numri i viktimave. Megjithatë, në përgjithësi ekspertët thonë se ka një sheshim të shifrave të të infektuarve me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara. Kjo ka shtuar thirrjet për lehtësimin e masave kufizuese dhe rihapjen e ekonomisë. Por, guvernatori Cuomo tha se nuk duhet të nxitohet për këtë.

Kemi një sheshim të shifrave, por jo një rënie të madhe të numrit të rasteve”, tha guvernatori Cuomo. VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY