ATHINË/Shqiptari blinte me 3 mijë euro femra nga Ukraina

ATHINË/Shqiptari blinte me 3 mijë euro femra nga Ukraina

66
0
Shares

Policia greke arrestoi pesë persona, dy grekë dhe tre shtetas të huaj që dyshohen se ishin të lidhur në rrjet prostitucioni pasi kontrolloi një banesë dhe një shtëpi publike.

Ndërkohë ka shpallur në kërkim një shqiptar që ishte fundi i zinxhirit të trafikimit të vajzave të varfra nga Ukraina.

Një 22-vjeçar grek i arrestuar, gjente vajza të reja në kushte të vështira ekonomike në Ukrainë, i dërgonte drejt Athinës dhe me pas i strehonin në 6 apartamente për t’i futur në rrugën e prostitucionit.

Kur vajzat nuk i plotësonin më kushtet e organizatës së tyre kriminale, ato “shiteshin” tek shqiptari kundrejt një pagese prej 3 mijë euro. Ky i fundit më pas i përdorte për të fituara para për vete, sërish në prostitucion.

Policia sekuestroi gjatë operacionit një shumë prej 6 mijë euro, 11 pasaporta dhe dy makina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY