Qeveria do te shtyje pagesat e tatim fitimit per shumicen e bizneseve

Qeveria do te shtyje pagesat e tatim fitimit per shumicen e bizneseve

115
0
Shares

Qeveria lehtëson ose shtyn pagesën e kësteve të tatimfitimit, sipas nje akti normativ me te fundit te qeverise i cili ende eshte draft.

Jo të gjitha subjektet mund të përfitojnë nga kjo lehtësi. Duke filluar nga muaji prill të çdo viti, të gjitha ndërmarrjet duhet ta derdhin në arkën e Tatimeve në formë parapagimi të tatimfitimit, që do të përllogaritet në fund të vitit.

Per tatimpaguesit e vegjël, me qarkullim deri në 14 milionë lekë në vit, qeveria ka menduar që këstet e parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 të mos paguhen deri më 31 dhjetor, rapprton report tv.

Ndërsa për biznesin me qarkullim mbi 14 milionë lekë, është menduar që ata të mos parapaguajnë këstet e tatimit mbi fitimin për tremujorin e dytë dhe të tretë, prill-qershor dhe korrik-shtator 2020. Pra, këstet e tatimfitimit në formën e parapagimit do të rifillojnë nga tetori 2020, ndërkohë që shuma e përllogaritur për ta paguar tani do të paguhet gjithmonë në formë të paradhënies duke filluar nga prilli 2021.

Nga ky favorizim përjashtohen bankat, kompanitë e telekomunikacioneve, ato të tregtimit të produkteve farmaceutike dhe kompani që tregtojnë produkte ushqimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY