Nuk u raportua nga ministria, një paciente nga Shkodra vdiq sot në...

Nuk u raportua nga ministria, një paciente nga Shkodra vdiq sot në spitalin Infektiv

127
0
Shares

Një 62-vjecare nga Shkodra ka ndërruar jetë ditën e sotme në Spitalin Infektiv të Tiranës,por ministria mengjesin e sotem  nuk e ka kategorizuar si viktime e COVID-19, pasi pacientja vuante nga semundje te tjera.

Burime bëjnë të ditur se 62 vjeçarja është transferuar në Tiranë nga Shkodra ditën e djeshme dhe ku u zbulua se ishte infektuar me koronavirus nga infermieria e spitalit të Shkodrës.

Mësohet se pacientja vuante nga një sëmundje e rëndë e pankreasit. Po ashtu mësohet se zonja nga Shkodra ishte diagnostikuar edhe me “vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale”.

Reagimi i Ministrise së Shendetësisë: 

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një paciente me COVID19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Gjatë ditës së ndërruar jetë në spitalin infektiv një 62-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant. 62-vjeçarja që vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes.

Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit.  Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY