Ndryshohet sërish Kodi Penal, zbutet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive

Ndryshohet sërish Kodi Penal, zbutet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive

142
0
Shares

Zbuten dënimet e parashikuara në propozimin e dëguar në Kuvendin e Shqipërisë, si ndryshime në Kodin Penal për të gjithë ata persona që do të kapen në shkelje të rregullave të vendosura nga Qeveria, në kushtet e emergjencës nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për të gjithë ata persona që do të kapen në shkelje të karantinës e masave të tjera të vendosura në kushtet e krijuara nga koronavirusi. Vendimi për zbutjen e dënimeve është marrë sot nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve.

Kështu ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet në 5 burg. Por i vetmi dënim që mbetet është për ata persona që thyejnë masat dhe kjo ka pasojë me vdekje tek persona të tjerë, atëherë dënohet nga 10 deri 15 vjet burg.

Kush thyen rregullat e karantinës, nga gjobë deri në 3 vjet burg, ndërkohë që në propozim e parë parashikohej burg deri në 5 vjet dhe nuk ka qenë opsioni i gjobës.
Po kështu ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vite bëhet 5.

Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama tha se ashpërsimi i Kodit Penal kundrejt mosrespektimit të masave të sigurisë në periudhën e pandemisë do të kenë afat vetëm për periudhën e pandemisë.

*Kliko ketu per te pare si ishte me pare Kodi Penal

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY