“Kurrë nuk u tha se sa mjekë dhe infermierë e kishin marrë...

“Kurrë nuk u tha se sa mjekë dhe infermierë e kishin marrë virusin”, Paloka: Po sa janë ende të infektuar e në rrezik?

109
0
Shares

Për Edi Palokën ka një mosperputhje me shifrat lidhur me mjeket dhe infermieret qe sherohen dhe ata qe preken nga koronavirusi. Duke qene se shifrat jepen vetem nga ministrja e shendetesise, bëhet e paqartë mënyra si janë prekur, sa janë infektuar ne kohë reale dhe sa shpejt ata shërohen.

Ish-deputeti ka reaguar në rrjetet sociale dhe nuk është dakord me menyren sesi raportohen keto te dhena. Madje, ai thotë se Shqipëria e ka numrin me te larte te mjekeve dhe infermierëve të prekur nga koronavirusi dhe per kete sipas Palokës mjafton të konfuzohemi nga shifrat që jep ministrja.

Po te ndjekesh kronikat dhe informacionet, cdo dite , ministresha ka njoftuar per mjeke dhe infermiere te sheruar…

Kurre nuk na u tha se sa mjeke dhe infermiere e kishin marre virusin (pervec dy tre rasteve kur te infektuarit ishin figura te njohura) sepse kjo do te vertetonte se opozita kishte te drejte edhe per nje kerkese tjeter te saj, ate te sigurimit ne kohe te mjeteve mbrojtese per mjeket dhe infermieret. Sic ju kujtohet , kjo kerkese e opozites, si shume te tjera , u perqesh nderkohe qe zyrtaret e qeverise dilnin me rradhe e deklaronin se kane marre te gjitha masat.

Faktikisht sot , Shqiperia ka numrin me te madh te mjekeve dhe infermiereve te infektuar e per kete nuk ka nevoje te na japin ndonje komunikate zyrtare, mjafton te numerosh numrin e atyre qe ministresha i ka deklaruar si te sheruar keto dite. Po sa jane ende te infektuar e ne rrezik ???”,-shkruan Paloka.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY