Historia e çiftit nga Durrësi, kaluan tre ditë në qeli pse dolën...

Historia e çiftit nga Durrësi, kaluan tre ditë në qeli pse dolën të blinin 2 kg patate

158
0
Shares

Një histori e pazakontë vjen nga Durrësi. Bëhet fjalë për Marsel Papajorgjin, 31 vjeç dhe Oksana Papajorgjin, prindër të një vajze 8-vjeçare, të cilët kanë qëndruar për tre ditë në dhomat e paraburgimit të Durrësit pasi janë ndaluar nga policia duke blerë produkte ushqimore në markatën e qytetit.

‘BalkanWeb’ raporton se burrë e grua, banorë të lagjjes nr. 8 në Durrës u arrestuan me akuzën e thyerjes së karantinës, pasi kishin dalë çift në markatë, dhe duke mos iu përmbajtur masave mbrojtëse për virusin. Në gjykatë mes ankthit dhe frikës për të ardhmen e tyre, gjykata vendosi “arrest shtëpie”.

Nëna e 31-vjecarit, e cilësoi arrestimin e djalit dhe të nuses së saj të padrejtë. Edhe avokati mbrojtës Ilia Ilia e konsideroi arrestimin të padrejtë.

“Dolën të blinin dy kile patate dhe u arrestuan si kriminelë. Nuk kanë bërë asgjë për të shkuar në polici e të qëndronin atje tre ditë. Nusja është e huaj, ruse, nuk di as gjuhën mirë”, tha nëna e djalit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY