Numri i të shëruarve po arrin numrin e të infektuarëve/Sa pacientë e...

Numri i të shëruarve po arrin numrin e të infektuarëve/Sa pacientë e fituan betejën me Covid-19 në orët e fundit

93
0
Shares

Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë raportoi 16 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total, 475 numrin e të prekurve.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se listës së personave të shëruar gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar edhe 16 pacientë të tjerë. Numri i përgjithshëm i personave që kanë fituar betejën me këtë sëmundje ka shkuar në 248.

Sot vihet re se numri i të shëruarve (248) është më shumë se gjysma e numrit total të të prekurve nga Covid-19, (475).  Kështu numri i të shëruarve ka tejkaluar numrin e personave që janë aktualisht të sëmurë.

Ndërkaq, fatkeqësisht 24 persona ë kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Ndërkaq në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY