Rama tregon se kur familjet do të marrin pagesën prej 40 mijë...

Rama tregon se kur familjet do të marrin pagesën prej 40 mijë lekësh

125
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se brenda muajit 176 mijë familjet që përfitojnë nga paketa e zgjeruar do të marrin pagesën prej 40 mijë lekësh.

Në një postim në Facebook, Rama tha se pagesa do fillojë të derdhet në llogaritë e qytetarëve në datën 20 prill.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176.000 mijë familje

• 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve

• 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës

• 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit

Nga data 20 prill shuma 40.000 lek do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë këtyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë.

Me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY