Gjendet një person i pajetë në një kanal, detajet e para

Gjendet një person i pajetë në një kanal, detajet e para

150
0
Shares

Një person është gjetur i pajetë në një kanal në rrugën e Shëngjinit.

Sipas informacioneve të para raportohet se trupi i viktimës eshte pikasur nga kalimtare te rastesishem, te cilet kane njoftuar policine.

Sipas te dhenave te para, viktima ende nuk eshte identifikuar. Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet per identifikimin e viktimes dhe shkaqet e vdekjes. Dyshimet e para flasin per nje vdekje natyrale.

NJOFTIMI ZYRTAR

Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi N. P., 54 vjeç, banues në lagjjen “Nënë Tereza”, Lezhë.

Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY