Ishte në gjendje të rëndë, 71-vjeçarja, pacientja e parë me COVID-19 që...

Ishte në gjendje të rëndë, 71-vjeçarja, pacientja e parë me COVID-19 që nxirret nga intubimi

77
0
Shares

Për herë të parë pas 5 javësh, spitali “Shefqet Ndroqi”, ose ndryshe spitali COVID 2 arrin të nxjerrë nga intubimi, pra nga frymëmarrja e drejtuar një person.

Pacientja është një grua 71-vjeçare, e cila ishte prej 2 javësh e intubuar. Ajo ishte sjellë në Sanatorium nga spitali Infektiv për një trajtim më të specializuar.

Aktualisht gruaja trajtohet me oksigjen dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Në total në Sanatorium janë 9 persona. Me daljen e 71-vjeçares nga intubimi, mbeten dhe 4 persona të tjerë në intubuar.

Më herët nga terapia intensive në Sanatorium janë nxjerrë edhe dy persona të tjerë nga terapia intensive në pavijon, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët më parë nuk ishin të intubuar por ishin me frymëmarrje me oksigjen”, raportoi gazetari i “Balkan Web”.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY