Carlo Bolino bllokon “Hashtag-Albania”

Carlo Bolino bllokon “Hashtag-Albania”

86
0
Shares

Drejtuesi i portalit të lajmeve hashtagalbania.com, Habjon Hasani ka njoftuar sonte në mbrëmje se faqja e lajmeve është blokuar nga kompania hostuese pas një ankese nga Carlo Bolino, pronari italian i disa medieve shqiptare.

“Kompania hostuese e HashtagAlbania ka nderprere provizorisht sherbimin per ne dhe gjejeni pak pse?

Karlo Bolino u eshte ankuar sepse i kemi perdorur emrin ne histori te paverteta dhe te sajuara si dhe pse kemi perdorur fotot e tij pa autorizim

Historite e sajuara qe pretendon Bolino jane pjese e rubrikes satirike Inbox qe eshte krijmtari.

Ndersa fotot e perdorura prej nesh jane lehtesisht te aksesueshme ne net dhe asnjehere nuk eshte shmangur logoja apo pronesia intelektuale e mediave te tij.

Ne do ta ri-aktivizojme faqen shume shpejt, pasi ankesa e Bolinos eshte kryekeput mashtrim dhe dashakeqesi.

Por me kete rast dua t’i them klientit te qeverise dhe pseudogazetarit Bolino:

Vetem kaq di te besh? “Spurdhjaku” qenka maksimumi yt?

Aq me mire per ne KaroKarlo!”, shkruan Hasani ndërkohë që pritet që portali të ndryshojë host ose të sqarojë më tej rrethanat e ankimit të gazetarit italian.

Hashtagalbania është një faqe kritike ndaj qeverisë dhe shpesh ka publikuar artikuj dhe investigime rreth abuzimeve të zyra të rëndësishme të qeverisë së majtë kanë bërë gjatë qeverisjes, përfshirë këtu edhe skandale të bashkisë së Tiranës.

Mbyllja e kësaj medie për shkak të presioneve të kontraktorëve të qeverisë sic është Bolino, i shtohet një varg rastesh represioni ndaj medias, sic është shkarkimi i drejtoreshës së lajmeve Alida Tota nga televizioni A1 dhe mbyllja e emisionit Publicus nga pronarët e televizionit Vizion plus.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY