Basha: Qeveria u zgjua vone per Shkodren, te shtohen testimet

Basha: Qeveria u zgjua vone per Shkodren, te shtohen testimet

77
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv komentoi ftesen qe kryeministri Rama i beri opozites per bashkepunim duke thene se qeveria i ka aty propozimet e opozitës.

Unë nuk do të përfshihem në asnjë debat, dhe i bëj ftesë që të shmangë retorikën dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës dhe të fokusohet te prioriteti i qytetarëve, shëndeti dhe ekonomia.

Ky është prioriteti im, ekspertët tanë janë gati në cdo moment të qytetarëve në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, propozimet janë konkrete. E gjithë energjia dhe vëmendja e opozitës janë në shërbim të njerëzve. Paketa që shpalli presim të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe ta analizojmë. Ne prej fillimit kemi adoptuar një qasje krejt ndryshe në raport me cdo opozitë të mëparshme. Ne kemi propozuar, kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur, që qeveria të hedhë hapa të vendosur për t’u përballuar me situatën dhe të dalë nga kriza dhe për të dalë nga kriza. Ne kemi shqetësime në dy rrafshe, që të mos ketë hendek mes asaj që thuhet dhe bëhet dhe nevoja për të ndërtuar një plan, që jo vetëm të japë shpresë por edhe rrugë për të dalë, strategji për të cilën kyçe është testimi”.

Lideri demokrat ripërsëriti thirrjen për kryeministrin Edi Rama që të përfshijë në paketën ekonomike median sikur kanë bërë edhe vendet fqinje. “Po ashtu edhe media, vendet fqinje po i mbështesin pasi transparenca është kyçe. Nuk mund të kemi gazetarë dhe kameramanë që hiqen nga puna për shkak të paaftësisë së diktuar nga kriza, duhet që transparenca dhe media të kenë mbështetjen e nevojshme si aleatë në këtë betejë që Shqipëria dhe shqiptarët do ta fitojnë” tha Basha.

Shkodra është qyteti i dyte përsa i përket numrit të të infektuarve në vend, por për këtë situatë Lulzim Basha nuk fajëson qytetarët, por qeverinë që sipas tij u zgjua me vonesë. “Masat duhen zbatuar kudo në Shqipëri, kjo jo vetëm ka qenë thirrja ime e përsëritur, por kemi bërë edhe spote. Kemi kërkuar masa prej dy javësh, i kemi treguar me vepra për këto masa.

Është gabim i madh të bësh lojëra politike dhe të veçosh kur askush nga qeveria nuk e kanë veçuar Shkodrën si problem pas një fundjave u zgjuan dhe thanë se Shkodra është problem. Shkodra është problem por jo prej qytetarëve. Shkodra ka tre pika kufitare.

Opozita u bën thirrjeve të gjithëve të zbatojnë masat, distancimi social shpëton jetë, ndihmon në frenimin e epidemisë, por duhet që gjithsecili po bën punën e vet. Duke mbështetur të gjitha masat për distancimin social dua të bëj thirrje që cdo kush të kryejë detyrën e vet dhe qeveria të përgjigjet me masa mbështetëse për njerëzit në nevojë, mjekët, dhe testime masive e mbështetje reale për ekonomikë. Biznes i mesëm apo i madh‘ tha Basha.

Kerkesa kryesore e Lulzim Bashës është rritja e numrit të testimeve. “Nuk e shoh në paketën që e ka shpallur Rama, shoh disa hapa që janë përputhje me atë që kemi kërkuar ne! Por është e pamjaftueshme. Duhet shtuar, duhet të ketë para për shëndetësinë, kostoja e mos testimit është shumë më e lartë sesa e blerjes së testeve. Kostoja që po paguajmë e  numrit të viktimave që do të rriten e zgjatjes së karantinës, agonisë ekonomisë do të jetë jo shumë fish por dhjetra fish.

Prandaj duhen më shumë testime për mjekët, policët, kamionistët, furnizuesit, administratë në cdo aspekt, për median. Për atë pjesë që është më e ekspozuara dhe hetim epidemiologjik. Nëse në një aksident personi i përfshirë është pozitiv apo në rastin e infermieres që ka pasur kontakt me katër pacientë që rezultojnë pozitiv a nuk është situata shumë larg asaj që konstatohet zyrtarisht? Dje në Durrës kishte vetëm katër testime të reja, këtu jemi të ndarë dhe larg njëri tjetrit fatkeqësisht. Kjo është thirrja e parë dhe kryesore, pasi cdo plan apo gjysmë plan na kthehet në një kurth“.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY