Dy arrestime, tentuan të jepnin para policëve

Dy arrestime, tentuan të jepnin para policëve

59
0
Shares

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, pasi për të shmangur gjobën për rripin e sigurimit, i ofroi rryshfet punonjësit të policisë rrugore.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit të policisë së Korçës bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Luan Matraxhiu, 35 vjeç, banues në fshatin Vidhas-Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas në qytetin e Bilishtit, duke udhëtuar me automjetin tip “Volksëagen” me targa AA359JY, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, i ka ofruar një shumë prej 2000 lek,punonjësit të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë një tjetër arrestim është bërë në Elbasan për ryshfet ndaj policit.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Misir Boja, 48 vjeç, banues në fshatin Mjekës

Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Peqin – Elbasan, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Gjocaj” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin kamioçinë, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY