Partia Demokratike vazhdon që të insistojë se numri i testimeve është e vetmja rrugë që kthen normalitetin në vend.
Ish-deputeti i PD Bardh Spahia deklaron se rezultatet pozitive ë pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojnë dhe njëherë rëndësinë e rritjes së testimeve.
POSTIMI I PLOTE
Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojne dhe njehere rendesine e rritjes se testimeve, pasi ne kete menyre jo vetem nuk arrijme te shkepusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet cdo dite ne rrezik shendeti i mjekeve dhe infermiereve dhe rritja e te infektuarve neper spitale. Sot kemi disa mjek dhe infermiere nga spitali i traumes te vetekarantinuar. Uroj me zemer qe ti kene shpetuar infektimit dhe te kthehen shpejt ne krye te detyres aty ku ka dhe shume nevoje
Testimet kane garantuar suksesin e menaxhimit te perhapjes se covid ne shume vende qe sot po behen gati ti hedhin hapat e pare drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/