“Turqia i dha para Gjykatës Kushtetuese në Tiranë”

“Turqia i dha para Gjykatës Kushtetuese në Tiranë”

53
0
Shares

Mediat greke i kanë kushtuar shumë vëmendje një deklarate të ish-kryeministrit Berisha në parlament lidhur me paktin e prishur detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Po u them shqiptarëve një gjë, shpejt do të kuptoni se në interes të kujt vepruat dhe ju them këtu me bindjen më absolute se vepruat në interes të një pale të tretë. Historia do ta provojë këtë”, tha Berisha.

Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2009 ndërkohë që Partia Socialiste në atë kohë në opozitë, e ankimoi atë në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar këtë marrëveshje si tradhti kombëtare, përmes së cilës Greqia përfitonte disa qindra kilometra shelf kontinental me mundësi shfrytëzimi të burimeve nëndetare. Kushtetuesja e rrëzoi këtë marrëveshje me shumicë absolute me 9 vota.

Ish-Kryeministri Berisha nuk e përmendi se cila ishte pala e tretë, por këtë dilemë e ka zbardhur ish-shefja e diplomacisë greke dhe një gazetar i njohur grek në një emision special në televizionin më të madh të vendit të tij, SKAI. Në atë kohë, Bakojanis shprehu në njëfarë mënyre keqardhje për prishjen e asaj marrëveshjeje.

“Nuk kisha asnjë dyshim, nuk kisha ndonjë vërtetim, por kisha dyshime se kjo marrëveshje kishte ngacmuar edhe Turqinë. Më pas, marrëveshja shkoi në Gjykatën Kushtetuese dhe aty u rrëzua”, është shprehur ajo.

Por një gazetar grek e deklaron hapur se ishte Turqia që ndikoi marrëveshjen duke paguar edhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY