Mjeku Kalo kritika të forta: Politikanët rrënimtarë të Shëndetësisë të heshtin, e...

Mjeku Kalo kritika të forta: Politikanët rrënimtarë të Shëndetësisë të heshtin, e kanë futur sqepin në të njëjtin ushqim

98
0
Shares

Mjeku infeksionistet, Tritan Kalo në një postim në facebook ka drejtuar gishtin nga politikanët shqiptarë, të cilët, sipas tij e kanë rrënuar sistemin shëndetësor.

Në këto 30 vite, thotë Kalo, politikanët shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njejtin ushqim”.

Mjeku thotë se duhet ti themi PO profesionalizmit dhe humanizmit të mjekëve dhe JO militantizmit dhe politikbërjes.

Reagimi i Tritan Kalos

EPIDEMITË kanë rrënuar dhe po rrënojnë Shtete e Sisteme të tëra, ndaj DUHET të jemi kurdoherë të përgatitur për tu përballur me to…..JO dhe vetëm JO Partitizmit, Militantizmit dhe Politikbërjes së pabuktë e asfiksuese të mbrothësimit të vendit….PO dhe vetëm PO në çdo moment Profesionalizmit, Përkushtimit dhe Humanizmit të MANTELBARDHËVE…..POLITIKANËT rrënimtarë të Shëndetësisë Publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata Drejtues jo vizionarë të QSUT “Nënë Tereza” të pas 1993, së paku DUHET TË HESHTIN në këto kohë COVIDIANE….ISHIN MEDIOKRITETI dhe PARTITIZMI i tyre, ato që e dëmtuan në themel strukturën mirë-funksionale në aspektin EPIDEMIOLOGJIK dhe jo vetëm, të të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr.4…..PULITIKANËT tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njejtin ushqim”, duke prodhuar më pas politika jo të mbara, aromëmbytëse dhe rrënuese së paku për Lëminë e Përkujdesjes dhe Ndjekjes së të sëmurëve me Sëmundje Infektive, sektor në të cilën unë kuntribuoj që prej 2 Korrikut 1981…SOT me ndërhyrjet që po bëhen edhe pse disi të vonuara e të cilat DUHEN shpënë më tej, SHPRESOJ se do të bëhet e mundëshme që jo larg në kohë, të korigjohen këto ndërhyrje të gabuara, si dhe të bëhet e mundur që Shërbimi Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të plotësohet me të gjithë infrastrukturën e nevojëshme të FUNKSIONALITETIT të tij….PROFESIONALIZMI kurdoherë duhet të prevalojë mbi POLITIZIMIN në Shëndetësi…..SË BASHKU me ju Bashkëkombasit e mi, SHPRESOJ SE DO JA DALIM MBANË edhe në përballjen me COVID-19!!!

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY