10 mjeke e infermiere ne karantine pasi i aksidentuari rezultoi me Covid...

10 mjeke e infermiere ne karantine pasi i aksidentuari rezultoi me Covid 19

96
0
Shares

10 persona te personelit mjeksor  te Traumes ne spitalin e Durredit jane karantinuar pasi i kujdesen për të aksidentuarin në Durrës që u konfirmua me COVID-19.

Burime nga spitali bejne te ditur se jane 5 mjekë dhe 5 infermierë.

Mjeket kanë qenë të veshur por sipas protokollit janë karantinuar, ndërsa tamponi sipas rregullit pritet t’u bëhet pas 5 ditësh.

I riu pesoi nje aksident 3 ditë më parë dhe  është dërguar në spitalin e Durrësit, ku i është bërë skaneri. Mjeket kane pasur dyshime se mund të jetë me COVID-19. Për këtë i është marrë tamponi nga ku ka rezultuar pozitiv.

Tamponi i është marrë edhe shokut të tij dhe tre mjekëve në spitalin e Durrësit, por fatmirësisht rezultuan negative. Megjithatë, ato janë vetëkarantinuar në shtëpi për 14 ditë. Ndërkohë i riu është dërguar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku mësohet se është në gjendje të stabilizuar.

Shanset qe dikush te pesoje aksident jane shume te vogla por qe shanset qe te pesosh aksident dhe nderkohe te kesh edhe  Covid duhej te ishte edhe me i rralle. Rasti tregon se mund te kete persona me covid edhe jashte linjave epidimiologjike qe ndiqen nga ISHP.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY