Pse zyra e Trump sulmoi kesaj here Zerin e Amerikes

Pse zyra e Trump sulmoi kesaj here Zerin e Amerikes

137
0
Shares

Zyra e shtypit e Shtepise se Bardhe ka shënjestruar kesaj here edhe Zërin e Amerikës. Transmetuesi 75 vjecar i lajmeve të huaja të financuara nga DASH është akuzuar për transmetimin e propagandës kineze.

Zëri i Amerikës harxhon paratë tuaja për të folur për regjime autoritare. Tatimpaguesit amerikanë po paguajnë propagandën e vetë Kinës.Turp! “-shkroi në tëitter Dan Scavino, drejtori i mediave sociale të Presidentit Trump.

Bashkëngjitur ai shpërndau një video të transmetuar nga Zeri i Amerikes ku shfaqej festa e rihapjes së qytetit Wuhan pas tejkalimit të pandemisë. Ndër akuza të tjera thuhet se Zëri i Amerikës mbështetej në statistikat e palejueshme të qeverisë kineze në disa raportime.

Për këtë betejë që u zhvillua në rrjetet sociale, shtëpia e bardhë nuk pranoi të komentonte por drejtoresha e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett u përgjigj duke thënë se Presidenti Trump nuk duhet të minojë absolutisht përpjekjet e medias për të bërë punën e vet në një kohë kur njerëzit po përballen me vdekjen. Bennet citoi disa kronika të realizuara nga gazetarët që sipas saj tregojnë qartë objektivitetin dhe vërtetësinë e ngjarjeve.

Në një konference për shtyp më 19 mars, presidenti Donald Trump akuzoi edhe media të tjera për lajme të rreme dhe korrupsion.

Cuditem kur lexoj Wall Street Journal i cili është gjithmonë aq negativ, më ndodh e njëjta gjë me Washington Poat dhe me New York Times që nuk mund ta lexoj dot. Janë radhitur në anën e Kinës dhe jo vetëm, cdo gjë e bëjnë gabim, fake dhe në mënyrë të korruptuar. Nga të gjithë ju që jeni të pranishëm vetëm dy tre persona më pëlqejnë në të vërtetë.”

Ky nuk është rasti i parë që kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk i kursen kritikat dhe pakënaqësinë ndaj gazetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY