Si iu mbyll goja shkencetares kineze qe gjeti perberjen gjenetike te Covid...

Si iu mbyll goja shkencetares kineze qe gjeti perberjen gjenetike te Covid 19

234
0
Shares

Zbulimi nxit shqetësime të reja për mbulimin e pandemisë nga Kina, pasi shpërtheu në qytetin e Wuhan. Kritikët argumentojnë se shefat e Partisë Komuniste u irrituan me përpjekjet për të përmbajtur shpërthimin para se të përhapej nëpër botë.

Në qendër të pretendimeve të reja është Shi Zhengli, e njohur si “Batwoman” e Kinës, pas viteve të kaluara në ekspedita të vështira për gjueti virusesh në shpellat e dendura me lakuriqë nate, që kanë çuar në një seri zbulimesh të rëndësishme shkencore.

Virologia u thirr në laboratorin e saj të sigurisë së lartë në Wuhan në fund të vitit të kaluar, pasi një sëmundje e re misterioze e frymëmarrjes në qytet u identifikua si një koronavirus i ri. Brenda tri ditësh ajo përfundoi renditjen e gjeneve.

Puna e ekipit të saj dhe disa përparime të tjera në ditët e mëpasshme treguan se virusi ishte i lidhur me lakuriqët e gjetur më shumë se 1,000 milje larg në Yunnan, një rajon i Kinës Jugore.

Gjetjet e tyre treguan se sëmundja ishte e ngjashme me SARS, një sëmundje e frymëmarrjes që ndezi një epidemi në 33 vende pasi doli nga Kina, në vitin 2002.

Gao Yu, një gazetar kinez i liruar javën e kaluar pas 76 ditëve bllokim në Wuhan, tha se ai foli me Shi gjatë karantinimit të tij dhe zbuloi se: “Ne mësuam më vonë që instituti i saj mbaroi sekuencat e gjeneve dhe testet e ndërlidhura që më 2 janar, por kjo u hesht”.

“The Mail on Synday” ka mësuar se në të njëjtën ditë, Yanyi Wang, drejtore e Institutit të Virologjisë Wuhan, dërgoi një e-mail për stafin dhe zyrtarët kryesorë, duke i porositur ata të mos zbulojnë informacione për sëmundjen.

Ajo paralajmëroi, sipas një rrjedhje në mediat sociale të konfirmuar nga aktivistë dhe media në Hong Kong, se “informacione të papërshtatshme dhe të pasakta” shkaktonin “panik të përgjithshëm” – mendohet se u referohej tetë mjekëve që folën për sëmundjen, paralajmërimet e të cilëve i kishin çuar në arrestim.

Wang tha se Komisioni Kombëtar i Shëndetit kërkon pa mëdyshje që çdo test, të dhëna klinike, rezultate të provave, përfundime në lidhje me epideminë, të mos postohen në platformat e mediave sociale dhe as të mos zbulohen për çdo media, përfshirë mediat zyrtare të qeverisë dhe as duhet t’u zbulohen institucioneve partnere”.

Tetë ditë më vonë, një ekip i udhëhequr nga një profesor në Shanghai, i cili mori mostra nga një pacient i infektuar, publikoi një sekuencë gjenome në një platformë të hapur mediatike.

Laboratori i tij u mbyll për “korrigjim” dy ditë më vonë.

Në atë kohë, publikut po i thuhej se nuk ishin raportuar raste të reja në Wuhan për më shumë se një javë dhe nuk kishte prova të qarta të transmetimit njerëzor, megjithëse dhjetëra punonjës të kujdesit shëndetësor kishin filluar të sëmureshin.

Në një ligjëratë në internet muajin e kaluar, Shi Zhengli tha që ekipi i saj zbuloi më 14 janar se virusi i ri mund të infektonte njerëzit – gjashtë ditë para se ky fakt të zbulohej nga Kina në botë.

Në të njëjtën ditë, Organizata Botërore e Shëndetit lëshoi një mesazh që mbështeste mohimet e Kinës për transmetimet mes njerëzve të kësaj sëmundjeje.

Ekipi i Shi publikoi të dhënat që identifikojnë sëmundjen më 23 janar në një portal shkencor, para publikimit të muajit tjetër nga revista “Nature”.

Ajo tha që sekuenca gjenomike ishte 96 për qind identike me një virus tjetër që ata gjetën në lakuriqët patkonj në Yunnan.

Shi është specialiste në sëmundjet në zhvillim dhe ka fituar një vlerësim global për punën që heton lidhjet midis lakuriqëve dhe koronaviruseve, të ndihmuar nga ekspeditat për të mbledhur kampione dhe lakuriqë në rrjetet e shpellave fetide të Kinës jugore.

Ajo ishte një pjesë kryesore e ekipit që gjurmoi SARS-in në lakuriqët patkonj nëpër civete, një krijesë si macja që konsumohet si ushqim shpesh në Kinë.

Lakuriqët kanë qenë të lidhur me shtatë epidemi të mëdha gjatë tri dekadave të fundit.

Instituti i Virologjisë Wuhan, dhjetë milje nga tregu i kafshëve të egra, që fajësohet si burimi i Covid-19, zhvilloi një laborator me siguri të lartë pas shpërthimit të SARS, me ndihmën franceze.

Ishte laboratori i parë në Kinë me statusin P4 – që nënkupton nivelet më të larta të biosigurisë globale – dhe përmban bankën më të madhe të viruseve në Azi.

Ishte ky fakt që ndezi teoritë e komplotit tashmë në zbritje që Covid-19 ishte i krijuar nga njeriu.

Shi, zëvendësdrejtore e laboratorit, pranon se kur u thirr përsëri në një konferencë për të hetuar sëmundjen e re, ajo në fillim pyeti veten nëse një koronavirus mund të kishte shpëtuar gabimisht nga njësia e saj.

Ajo ka paralajmëruar në lidhje me rrezikun e epidemive nga viruset që mbartin lakuriqët. Por ajo thotë se nuk e priste një shpërthim të tillë në Wuhan, në qendër të Kinës, pasi studimet e saj sugjeruan se zona subtropikale në jug kishin rrezikun më të lartë të transmetimit të tillë “zoonotik” te njerëzit.

Shi i tha revistës së respektuar shkencore, “Science American” muajin e kaluar, se ishte lehtësuar kur, pasi kishte kontrolluar të dhënat e asgjësimit, asnjë nga sekuencat e gjenomit nuk përputhej me mostrat e tyre të virusit.

“Kjo me të vërtetë më hoqi një ngarkesë nga mendja. Nuk kisha fjetur prej disa ditësh”, tha ajo.

Për 16 vjet, ajo është futur në shpella dhe zgavra të mbushura me lakuriqë në zona si Yunnan dhe Guangdong, ku SARS shpërtheu për herë të parë.

Ekipi i saj mori mostra gjaku, pështymë dhe fekale ndërsa provoi gjithashtu njerëzit lokalë për antitrupa.

Kishte sugjerime fillestare që pangolina mund të ketë bartur virusin përpara se të fillonte të infektonte njerëzit në Wuhan, pesë muaj më parë, ashtu si civetat që “amplifikuan” virusin SARS, por një studim javën e kaluar sugjeroi që versionet njerëzore janë më afër mostrave të lakuriqit.

Tregu i kafshëve të egra të Wuhan u mbyll një ditë pasi Kina njoftoi OBSH-në për një virus të ri pneumonialik.

Sidoqoftë, drejtuesit e partisë dukeshin më të përqendruar në suksesin e një takimi kryesor të Partisë Komuniste dhe festimet e Vitit të Ri, kur miliona njerëz lëviznin nëpër vend. Lianchao Han, një aktivist pro-demokracisë me qendër në Uashington, tha se qeveria kineze u përpoq të bllokojë lajmet për virusin.

Ai tha: “Ata menduan se mund të kontrollohet dhe gjithashtu Presidenti Xi Jinping kërkoi të mos e prishë Vitin e Ri Kinez”.

Ndërsa sëmundja u përhap dhe vdekjet u rritën në Kinë, një raport u shfaq në “Pekin News” duke identifikuar një studiues në institut si “pacientin zero”, personi i parë që u infektua.

Shi iu nënshtrua sulmeve të egra në mediat sociale si “nëna e djallit” dhe u përgjigj me një mohim të furishëm në llogarinë e saj të medias sociale “WeChat”, duke thënë se virusi i ri ishte “natyra që ndëshkonte racën njerëzore për mbajtjen e zakoneve të pacivilizuara të jetës”.

“Betohem me jetën time që nuk ka asnjë lidhje me laboratorin”, tha ajo, duke u thënë atyre që përhapnin thashethemet e rreme “të mbyllnin gojën”.

Shi ka punuar së bashku me shumë nga ekspertët kryesorë në botë për sëmundjet infektive. “Ajo është një shkencëtare e shkëlqyer dhe një person shumë i këndshëm”, tha James LeDuc, drejtor i Laboratorit Kombëtar “Galveston”, një qendër me siguri të lartë në Teksas.

“Ajo ka qenë shumë e hapur dhe bashkëpunuese për dekadën që kam punuar me të”, shtoi ai.

Dr Keusch, profesor i Mjekësisë dhe Shëndetit Ndërkombëtar në Shkollat e Mjekësisë dhe Shëndetit Publik të Universitetit Boston, theksoi se asnjë lëshim i viruseve nga një laborator i nivelit të lartë, siç është ai në Wuhan, “nuk ka ndodhur ndonjëherë”. Ai mbrojti kolegët e tij në qytetin kinez pasi tha: “Laboratori Wuhan është dizajnuar në standardet më të larta me sisteme të tepërta sigurie dhe nivelin më të lartë të trajnimit. Shumë nga fakulteti i tij i studimit u trajnuan në një laborator të ngjashëm në Galveston, Texas. Kështu që ne e dimë se ekipi Wuhan është aq i kualifikuar sa grupi i Teksasit…

Kjo nënkupton se një rrjedhje e virusit, është shumë e pamundur”.

Javën e kaluar, dyshimi i mëtejshëm u hodh në teorinë e tregut të kafshëve, pasi Cao Bin, një mjek në Spitalin Wuhan Jinyintan, nxori në pah kërkimet që tregojnë se 13 nga 41 pacientët e parë të diagnostikuar me infeksion, nuk kishin pasur asnjë kontakt me tregun.

“Duket e qartë se tregu i ushqimeve nuk është origjina e vetme e virusit”, tha ai.

Eksperti amerikan i biosigurisë, profesor Richard Ebright, nga Instituti i Mikrobiologjisë Waksman i Universitetit Rutgers, New Jersey, tha që ndërsa provat sugjerojnë që COVID-19 nuk u krijua në një nga laboratorët e Wuhan, një virus lehtësisht mund të kishte dalë gabimisht prej andej ndërsa ishte duke u analizuar.

Prof. Ebright tha që ai ka parë prova që shkencëtarët në Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve dhe Institutin e Virologjisë studiuan viruset me siguri vetëm të “nivelit 2” – në vend të nivelit të rekomanduar 4 – i cili “siguron vetëm mbrojtje minimale kundër infeksionit të punëtorëve në laborator”.

Ai arriti në përfundimin se provat japin “një bazë për të përjashtuar se koronavirus është një konstruksion laboratori, por asnjë bazë për të përjashtuar një aksident laboratori”. (Marre nga Sunday Mail)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY