Policia e Tiranës përmbylli sot, pas një hetimi disa mujor, finalizuan Operacionin “Vjeshta” përgjatë të cilit u shkatërrua një grup i trafikut të heroinës në kryeqytet.
Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë, në kohë dhe vende të ndryshme i shtetasve:
1. Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
2. Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.
3. Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë.
4. Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë.
5. Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.
6. Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e lartpërmendur u kapën në flagrancë, pasi është bërë e mundur që tiu faktohet aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës të dyshuar narkotike të llojit “Heroinë”.
Këta shtetas, e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në zona të ndryshme të Tiranës, si Pallati ma Shigjeta, Qendër, Tirana e Re, Laprakë dhe Shkolla e Bashkuar.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 22 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Heroinë.
– 10 telefona celular.
– 1 Motorçikletë.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuara nga Neni 283-25 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/