Parlamenti kanadez miratoi me procedurë të përshpejtuar një ligj sipas të cilit pagat kompensohen në masën 75% për kanadezët e prekur nga koronavirusi, përmes një pakete prej 52 miliardë dollarë- më shumë se një e katërta e planit fiskal emergjent të qeverisë
Kryeministri Justin Trudeau e quajti koronavirusin, sfidën më të madhe të brezit të tij. Ai tha se vendi rrezikon që të shkojë drejt një rënie të nivelit ekonomik, që nga koha e Depresionit të Madh. “Secili prej nesh ka një rol për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit tonë nga kërcënimi me të cilin përballet tani.”, tha ai.
Ky program do të arrijë të frenojë një valë të madhe të pushimeve nga puna. Më shumë se 5 milionë njerëz (një në katër punëtorë) aplikuan për ndihmë ekonomike këto javët e fundit. Ndërkohë që biznesit mund të ketë nevojë për ndihmë nga shteti, në mënyrë që të arrijë të paguajë punëtorët, maksimumi deri 847 dollarë në javë për çdo punonjës. Zyrtarët e qeverisë pohuan se subvencionet do të paguhen brenda dy deri në pesë javësh, shkruan ‘Bloomberg’.
Kryeministri kanadez pohoi të premten se në rastin më të mirë Kanadaja do të jetë në gjendje të lirojë masat shtrënguese dhe të kthejë disa sektorë në punë në verë, nëse qytetarët zbatojnë masat kundër përhapjes së COVID-19. Kanadaja ka konfirmuar deri më tani 22.500 raste me COVID-19.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/