Pesë rastet e reja të diagnostikuara pozitive me COVID-19 në Shkodër u identifikuan pasi gjatë ditës së djeshme janë marrë 27 tamponë.
Rastet e reja janë të shpërndarë , tre në qytetin e Shkodrës dhe dy në Shirokë.
Dy raste të reja ne Shirokë janë familjarë të të infektuares në këtë lagje, si dhe 1 rast nga familja e punonjëses së fasonerisë e cila banon në lagjen Perash si dhe 1 rast i afërm i të diagnostikuarës së djeshme në lagjen 3 Herojtë, raporton gazetari I abc neës Simon Shkreli.
Numri total i të infektuarve në Shkodër është rritur në 57.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/