Media gjermane/ Edi Rama, mister Korona i Tiranes

Media gjermane/ Edi Rama, mister Korona i Tiranes

182
0
Shares

Gazeta e njohur gjermane, Tages Zeitung, në një shkrim të redaktores Jana Lapper, shpërthen ashpër kundër kryeministrit shqiptar, të cilin e quan ‘Zoti Korona’. Lexoni më poshtë shkrimin e plotë, publikuar ne mediat e Tiranes.

Nëse dëshironi të mësoni për situatën aktuale në Shqipëri në kohën e koronavirusit, nuk mund të konsultohesh me media cilësore apo me faqen e internetit të ndonjë autoriteti shtetëror, por duhet të vizitosh faqen në Facebook të kryeministrit Edi Rama. Sepse ai e ka quajtur betejën me Covid-19 një ‘luftë’, duke e shpallur atë përparësinë e vetme kryesore.

Nëse doni të dilni nga banesa, për shembull, ju duhet një aplikacion për të marrë leje elektronike. Në Shqipëri ka një shtetrrethim veçanërisht të rreptë: nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 1, vetëm një person nga familja lejohet të dalë nga shtëpia për një orë maksimumi për të kryer veprime të rëndësishme. Një shtetrrethim i plotë pason nga e shtuna deri të hënën në mëngjes. Shqiptarët mësuan si të përdorin këtë aplikacion vetëm nga Edi Rama- me një video-tutorial në faqen e tij në Facebook.
Askush nuk mund të shpëtojë nga Rama këto ditë. Ai dërgon rregullisht mesazhe zanore për të gjithë përdoruesit e Vodafone në vend. Aktivistja Gresa Hasa tregon se çfarë i ndodhi kur donte të bënte një telefonatë të rëndësishme: “Thirrja ime u bllokua, në vend të kësaj duhet të dëgjoja zërin e Ramës: Përshëndetje, Edi Rama jam. Lani duart. Qëndroni në shtëpi. Bashkë mund t’ia dalim. Të përqafoj nga larg”. Ajo tha se ky ishte një intruzion.

Në krizën e koronës, Rama inskenon vetën si numri 1 i Shqipërisë më shumë se zakonisht. Të gjitha fijet bashkohen te ai. “Këtu nuk ka shtet të vërtetë, Rama është Alfa dhe Omega,” thotë Hasa.

Ramës nuk është se e humbet ndonjëherë rastin për të zgjeruar këtë pozicion- për shembull, kur ai u përpoq të miratonte një ligj censure për mediat dhe ata gazetarë të pavarur të mbetur, të cilët i ofendon si ‘kazan plehrash’.

Masat i merr vetë

Prej disa kohësh, Rama ka qenë në gjendje që të veprojë siç do: Opozita konservatore e Partisë Demokratike ka bojkotuar parlamentin pas një përplasje të vazhdueshme me Partinë e tij Socialiste. Që prej nisjes së vetingut, Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale.

Rama është i lumtur që mund të përdorë i vetëm këtë ‘fushë të lirë veprimi’ në situatën aktuale. Deri më tani janë 409 raste të konfirmuara me korona në Shqipëri, 23 njerëz kanë vdekur nga epidemia. Vendi ka masa jashtëzakonisht të rrepta, që Rama i zbaton i vetëm që prej 9 marsit. Për shembull, pensionistët nuk lejohen të dalin nga shtëpia e tyre deri në fund të epidemisë; kërkesat e tyre përmes aplikacionit refuzohen.

Shumë njerëz i pranojnë këto masa edhe për shkak të pamjeve tronditëse nga Italia, me të cilën Shqipëria ka lidhje të ngushta ekonomike dhe sociale. Po ashtu edhe nga frika se sistemi i dobët shëndetësor i Shqipërisë nuk do jetë në gjendje që t’i rezistojë një shpërthimi masiv të virusit.

Llogaritë për pushtet të Ramës

Fakti që Rama është edhe mendërisht në luftë, e tregojnë pamjet nga qytetet. Në median sociale dhe programet televizive shihen automjete ushtarake dhe ushtarë të armatosur rëndë që patrullojnë lagjet. Sipas Ramës, ata do të ndërmarrin çdo veprimi që është i nevojshëm, përfshirë edhe gazin lotsjellës.

Duke marrë parasysh të gjitha rregullat e rrepta, duket e çuditshme që ato nuk mund të zbatohen për të gjithë: fabrikat e këpucëve, qendrat e telefonatave (call center), minierat dhe kantieret e ndërtimit vazhdojnë të punojnë.

“Të vazhdosh tregtimin e punës së lirë të Shqipërisë në Botën e Parë, të vazhdosh ndërtimet, në mënyrë që politikanët dhe biznesmenët shqiptarë të vazhdojnë pastrimin e parave, apo të telefonosh italianët e karantinuar për të shitur produkte, duket më e rëndësishme se shëndeti i këtyre njerëzve,” thotë Hasa, duke iu referuar infeksioneve të para në fasoneri. Kjo ekspozon qartësisht se çfarë fshihet realisht pas ‘luftës’ së Ramës kundër virusit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY